Futboll Premier League Sport

“JUVENTUS FAVORIT PËR CHAMPIONS”/ Trajneri Klopp: S’di si nuk kryesojnë +10 në Serinë A

Juve si favorite për Champions-in, sepse ka një skuadër të madhe me lojtarë shumë të mirë. Është ky mendimi i Jyrgen Klopit, pak ditë përpara 1/8- ave të kampionëve të tij në fuqi kundër Atletikos së Madridit.

“Përpara se të niste sezoni, skuadra ime favorite për të fituar Champions-in ishte Juventusi”, tregon tekniku i Liverpulit gjatë një interviste për “The Guardian”. “Juve ka skuadrën më të madhe që unë kam parë gjatë gjithë jetës sime, me lojtarë cilësorë. Unë nuk e shoh shumë kampionatin italian, por nuk e kuptoj si nuk kryesojnë me 10 pikë diferencë”.

“Neve na duhet fat” – Gjermani komenton edhe rivalet e tjera të “Reds”-ave të tij: “Edhe skuadra e Bajernit është kandidate nëse nuk do të ketë dëmtime. PSG-ja gjithashtu është e pabesueshme. Por nuk duhet anashkaluar kurrë Barcelona apo Siti. Nuk ia kam idenë se deri ku mund të shkojmë ne, por për momentin nuk ka nevojë që të mendohemi sepse duhet të përqendrohemi tek Atletiko. Ajo që di është se vitin e shkuar treguam se mund të mundim më të mirët. Nuk do të thotë se do ta bëjmë përsëri, por mund ta bëjmë. Ka shumë skuadra të forta dhe duhet të jesh gati për të luftuar. Pastaj është edhe çështje fati, për të fituar ke nevojë edhe për atë”.

kLOP

Diferenca me Sitin – Pas fitores së djeshme me Noruiçin,  Klop thotë se diferenca që ka me skuadrën e Guardiolës (25 pikë) është një çmenduri: “Ishte një ndeshje e vështirë për arsye të ndryshme. Era, organizimi i rivalëve dhe mënyra sesi e luajtëm pjesën e parë e bëri të rrezikshme. Por në fund ia dolëm sërish. Diferenca me vendin e dytë është një çmenduri, nuk e kuptoj dot. Nuk jam mjaftueshëm i zgjuar. Nuk e kam pasur kurrë më parë. Është e shkëlqyer”. Klop komenton edhe dënimin e Sitit nga UEFA: “Ishte një shok. Unë mund të flas vetëm për futbollin e tyre. Ajo që kanë bërë në fushë është e jashtëzakonshme. Pjesën tjetër nuk e di. Ti u beson njerëzve më të cilët punon, kaq. Më vjen me të vërtetë keq për Guardiolën dhe lojtarët. Tani ata mund ta apelojnë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është qartazi serioze. Por futbolli që ata kanë luajtur ishte dhe gjithnjë do të jetë i jashtëzakonshëm”. Në fund nuk mungojnë edhe elozhet për portierin Alison, edhe një herë tjetër vendimtar me pritjet e tij: “Ai na ka ndihmuar shumë shpesh. Është pozitive, por prandaj e paguajmë në fakt”.

Related posts

KËRKON PËRFORICIME NË EKIP/ Inter nis kontaktet me agjentin e sulmuesit De Paul, ja plani “Zikaltër”…

Delo.autor

ICARDI “TRADHËTON” INTERIN/ Merr avionin dhe niset për të firmosur…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Mbappe lëshon ‘bombën’, ikën nga Parisi

Delo.autor

Leave a Comment