Futboll Seria A Sport

TË PANDALSHËM/ Allegri: “Realizuam ndeshjen më të mirë të sezonit”

Juventus nuk ndalet më, dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, askush si bardhezinjtë në Europë. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Allegri “heq qafe” edhe Udinese, madje në shtëpinë e kësaj të fundit, në “Dacia Arena” falë dy golave të pjesës së parë të shënuar nga Bentancur dhe Ronaldo, duke mbajtur rekordin e pikëve të plota. Në përfundim të ndeshjes së fituar 0-2 nga Juventus, trajneri i “Zonjës së Vjetër” Massimiliano Allegri, komentoi për “Sky”, duke deklaruar: “Dhjetë në dhjetë? Kemi punuar shumë për këtë pikë. Ndeshja ishte e vështirë, pavarësisht se kjo ishte më e mira që ka zhvilluar skuadra në këtë sezon. Pas 9 fitoresh mund të ishte një sfidë shumë e vështirë, përkundrazi, djemtë kanë reaguar shumë mirë. Kundër Napolit dhuruam 15 minuta, kështu që jemi përmirësuar në atë pjesë”.

“Bentancur? Në pozicionin e gjysmë mesfushorit luan shumë mirë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij. Po punojmë për të mos nxituar aq shumë dhe po shfrytëzojmë mirë të gjithë fushën. Futbollistët kanë shumë talent dhe e menaxhojnë shumë mirë presionin. Trajner alla anglez? Në lidhje me merkaton dhe me marrëdhëniet me klubin kam thënë gjithmonë fjalën time. Çdo vit bëj kërkesa në bazë të ezigjencave të skuadrës, pastaj është Paratici që është shumë mirë në plotësimin e kërkesave të mia. Kam një staf të madh, dhe jam me fat. Kanë shumë merita për mënyrën se si administrojnë të gjithë dhe gjithçka. 114 pikë? Sot kërkova që të mos pësonim gol dhe të siguronim 3 pikët. Duhen përcaktuar objektiva, përndryshe qetësohemi më shumë se duhet”, deklaroi trajneri i Juventus, Allegri.

Related posts

SOT ME FAT/ Tottenham kalon në avantazh ndaj Leicester (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Kostakurta me “këmbë në tokë”: Italia nuk ishte e bukur, por rëndësi ka finalja

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dybala i thotë “PO” Manchester United, por ka një kërkesë…

Delo.autor

Leave a Comment