Futboll Shqipëri Sport

KUPA E SHQIPËRISË U-17/ Historike për akademinë që përfaqëson qytezën, shkojnë në finale

Janë mbyllur ditën e sotme dy ndeshje të Kupës së Shqipërisë për mosha, për 17-vjeçarët dhe 19-vjeçarët

tirana u 19 (1)

Tirana e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Bledar Devolli, ka mposhtur me rezultatin 3-0 Dinamon, duke kaluar në finale të Kupës. Për bardheblutë shënoi dy herë Stafa, respektivisht në minutat 28’ dhe 36’. Ndërsa golin e tretë e shënoi Elezi në minutën e 65’, duke siguruar kështu fitoren për ekipin e tij.

Tirana do të përballet në finale me Shënkollin, me këta të fundit që fituan me penallti ndaj Vllaznisë0 (5-4),  pasi ndeshja ishte mbyllur në barazim 0-0.

Një arritje kjo historike për Shënkollin, të cilët përfaqësojnë qytezën e tyre dhe ia dolën të shkojnë në finale, ku sigurisht do të kërkojnë triumfinpartizaniNga ana tjetër Partizani i 17-vjeçarëve ka mposhtur Football Republic me rezultatin 2-1 dhe kanë siguruar kalimin për në finale të Kupës. Ishin të kuqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Dezhgiut në minuitën e 29’, ndërsa ishte përsëri i njëjti autor që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 63’.

FOTO/ F. HAZIZLLARI

Për Football Republic shënoi Ahmesula, por pa mundur t’i japë një ndihmesë ekipit të tij për finale. Tashmë Partizani po pret fituesin e çiftit Shënkolli-Vllaznia, për të kuptuar kundërshtarin në finale.

Related posts

LLOGARITË/ Ndaj Turqisë si finale, ja shanset e Shqipërisë në grupin H për në Europian

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Në Berlin do të kthehet normaliteti pas 202 ditësh

Delo.autor

E BUJSHME NË KOMBËTARE/ Ja kush është lojtari që Panuçi e merr sërish (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment