Futboll Sport

“TIRANA ISHTE DËSHPËRUESE…”/ Duro: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen

Kukësi u mund me përmbysje 1-2 në ndeshjen e sotme ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Në një prononcim për “SuperSport”, trajneri i verilindorëve, Shpëtim Duro nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen ndaj bardhebluve, ku u shpreh se duhej ta kishin mbyllur ndeshjen.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i skuadrës së Kukësit, Shpëtim Duro. Në emisionin “Gol pas Goli”, në “Supersport”  Duro dukej mjaft i mërzitur, për mënyrën se si u humb ndeshja, ndërsa, në më pak se një javë, Duros dhe Kukësit u ikën fitorja nga duart në minutat e fundit.

Kështu ndodhi në Ballsh, e kështu edhe sot në “Air Albania” ndaj Tiranës, rivales për titull, duke pësuar një humbje që “djeg” shumë…: “Ky është futbolli, sigurisht ishte një ndeshje ku ishim të qetë, kontrolluam lojën, shënuam, madje kishim disa momente ku duhej ta mbyllnim ndeshjen. Tirana kishte disa aksione dëshpëruese. Goli erdhi nga një goditje standarde e pastaj me dhjetë veta bëri që Tirana të merrte avantazhin. Nuk kam se çfarë të them, nuk ishte rezultati real i takimit”, – tha Duro fillimisht.

Kritikat

“Sigurisht që performanca ka qenë e mirë, por me përjashtim të dhjetë minutave të para sa hyjmë në lojë. Ne duhej ta mbyllnim ndeshjen. Përqendrimi te dy golat që pësuam në fund të ndeshjes bëri që të na iki ndeshja për 5 minuta. I nënshtrohemi këtij verdikti të ndeshjes. Edhe në Ballsh duhej ta mbyllnim ndeshjen, por sot pashë në disa momente Tiranën e dorëzuar”.

Presioni

I pyetur trajneri Shpëtim Duro, nëse ka presion te Kukësi, duke parë se si skuadra në fund shthuret, si në Ballsh apo sot, trajneri i verilindorëve ka shtuar: “Mbetëm me dhjetë vetë dhe pas golit të barazimit, nëse mbanim një pikë ishte pozitive, duke ditur se luanim me rivalin tonë Tiranën. Mund të komentojmë si të duam. Nuk është se nuk mbajmë presionin, në momente të caktuara sidomos në dy ndeshjet e fundit duhej që ta zgjidhim me qetësi. Presionin e kanë të tëra skuadrat, jo vetëm Kukësi. Por, janë gjëra që ndodhin. Nuk ke se ç’të komentosh më shumë”.

Shkurtaj

Duro, në fund flet se pse ndërroi Shkurtajn, sulmuesin dhe një nga lojtarët me “peshë’ në ekip…”Ka qenë i dëmtuar në pushim të pjesës së parë. E zgjati shumë ndeshjen. Kërkoi ndërrim, por unë po e shtyja. Ishte i dëmtuar dhe kishte shqetësime dhe e ndërrova, duke qenë se ishim edhe në avantazh. Po e shihja që mbante skuadrën lart me veprimet e tij dhe ndaj e vonova ndërrimin”, – tha Duro në fund të prononcimit të tij.

Related posts

NË TURQI INSISTOJNË/ Taulant Xhaka i kërkoi Bazelit të largohet, pranë firmës me Beshiktashin

Delo.autor

SHEMBULL PERFEKT I NEYMAR/ Prapaskena e vuajtjeve të një rikuperimi nga dëmtimi (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Sterling

Delo.autor

Leave a Comment