Futboll Seria A Sport

LAZIO-INTER/ Snajperistë dhe muskuj, ndeshja që premton spektakël

Plaga e vitit 2018 vazhdon të rrjedhë në shtëpinë laciale, pasi Interi i rrëmbeu kualifikimin për në Champions, në “Olimpiko”, në javën e fundit të kampionatit, pas një penalltie të shkaktuar nga De Vraj në dëm të Ikardit, me mbrojtësin holandez që luante takimin e fundit me kryeqytetasit, përpara transferimit të paralajmëruar sezonin e ardhshëm në Milano.

EQ5FAauUEAAVT1K

Prandaj, sot në mbrëmje, “Shqiponjat” janë të thirrur në apel për të kuruar plagën për të marrë atë hakmarrje që pritet prej dy vitesh me radhë dhe ndoshta sivjet, si asnjëherë më parë në këto tri sezone të fundit, Lacio dhe Interi nuk kanë qenë dy skuadra kaq identike dhe jo vetëm për skemën 3-5-2 që të dyja këto formacione përdorin si rreshtim në fushën e lojës.

DUEL MUSKUJSH – Pika e fortë e dy pretendenteve për titull që do të përplasin brirët në stadiumin “Olimpiko” është mbi të gjitha fiziku. Vërtet edhe cilësia e teknika nuk mungon duke parë lojtarë si Luis Alberto e Sergej Milinkoviç-Saviç nga njëra anë dhe Nikolo Barela, Marselo Brozoviç e Kristian Eriksen nga ana tjetër, por këto dy skuadra vrapojnë si të tërbuara në tapetin e lojës dhe kjo i bën një tren të pandalshëm dhe të frikshëm për çdo kundërshtar që kanë pasur përpara deri tani.

Skuadra e Antonio Kontes kryeson renditjen e kilometrave të përshkruar, me 112.8 të tillë mesatarisht për ndeshje, ndërsa grupi i Simone Inzagit është aty pranë, me 109 kilometra për ndeshje. Prandaj, loja në shpejtësi, por, pse jo, edhe përplasjet fizike nuk do të mungojnë.

 SAKTËSI – Por nëse Lacio dhe Interi sivjet po rivalizojnë bindshëm dhe madje e kanë vënë në panik Juventusin, është edhe si rrjedhojë e saktësisë së tyre përpara portës. Nëse të kaltrit kanë në organ ikë kryegolashënuesin e Serisë A, Çiro Imobilen, zikaltrit po shohin në aksion versionin më të mirë të Romelo Lukakut, thjesht i pamëshirshëm, por edhe shumë aktiv në lojën me top, ndërsa sot në mbrëmje do të rigjejnë edhe një Lautaro Martinez shumë të uritur, pas skualifikimit që vuajti me dy ndeshje në kampionat.

EQ5_MVkWsAEV6aF

Gjithsesi, më shumë sesa emrat mahnit fakti që Lacio dhe Interi janë dy skuadrat me shënjestrën më të saktë përballë portës rivale: skuadra e Kontes është e para duke dërguar në kuadratin e portës 54.3 për qind të gjuajtjeve të saj, ndërsa ekipi i Inzagit është i dyti me 51.4 për qind.

Prandaj, dy portierët, shqiptari Thomas Strakosha dhe Daniele Padeli, janë të paralajmëruar se sot në mbrëmje, punë për ta do të ketë shumë dhe nevojitet përqendrim, cilësi e siguri nga ana e të dyve, për ta bërë edhe sa më të bukur spektaklin që pritet të vihet në skenë nga ky duel direkt për titullin kampion.

Related posts

STUDENTI KORR FITOREN E PARË/ Mposht Elbasanin dhe i largohet fundit

Isa.Autor

HUMBJE TRONDITËSE NDAJ WOLVES/ Pochettino fajëson futbollistët që shpërdoruan ndeshjen

Delo.autor

DO TË LUAJ KUNDËR KOSOVËS/ Zbulohet axhenda e Ibrahimoviç pas ndeshjes me “Dardanët”

Delo.autor

Leave a Comment