Futboll Sport

PËRGJAKET FUTBOLLI ITALIAN/ Presidentët e dy klubeve japin dorëheqjen (VIDEO)

Një ndeshje futbolli në ligën inferiore të futbollit italian u shndërrua në mënyrë tronditëse në një luftë të vërtetë të dhunshme.

Takimi në “Casa del Principe” midis vendasve të Albanovës dhe Afragolezes u kthye në arenë të përgjakshme dhune mes tifozëve dhe ekipit vendas dhe skuadrës mike. Si pasojë e përplasjes së dhunshme, që nisi pas përfundimit të takimit me rezultatin 1-4 në favor të miqve, raportohet se 1 tifoz është goditur me thikë, kurse drejtori i klubit të Afragolezes Nikola Panone është dërguar në spital pasi i kanë thyer femurin (kockën e kofshës). Dhuna kaloi në rrugët e Albanovës.

Ngjarja ka kaluar në duart e policisë, ndërsa pas kësaj rrëmuje presidentët e dyja klubeve dhanë menjëherë dorëheqjen. Kjo ngjarje konsiderohet si një nga momentet më të errëta të futbollit italian.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Përjetësohet në rrugë përqafimi triumfator Mancini-Vialli në “Euro 2020”

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ E pabesueshme çfarë bën sulmuesi i Bayern, humbet rastin me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Zhang qetëson tifozët: Icardi dhe Spalletti qëndrojnë edhe 1 vit me Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment