Futboll Seria A Sport

LEGJENDA E ITALISË THUMBON TIFOZËT E JUVENTUS/ Marco Tartelli: Tani e kanë kuptuar…

Marco Tardelli, legjendë e kombëtares së Italisë dhe ish-yll i Juventus-it dhe Inter-it, nuk i ka kursyer tifozët e bardhezinjve.

Në një intervistë të dhënë për La Stampa-n, ai ka folur për Massimiliano Allegri-n dhe për ata që kanë filluar t’ia ndiejnë mungesën për shkak të sezonit jo shumë të mirë të zhvilluar deri tani nga Zonja e Vjetër.

“Nuk ka qenë kurrë shumë i dashur nga tifozët, një fitues i madh me një karrierë për t’u pasur zili, por ka gjithmonë një por”.

“Fitoi me Milan-in, fitoi shumë me Juventus-in, duke arritur dy finale në Champions, dhe në këtë moment është jashtë kampionatit tonë. Tani tifozët e kanë kuptuar se ndoshta nuk ishte dhe aq i keq…”.

Related posts

“KARIKON” KUKËSIN PËR EUROPA LEAGUE/ Trajneri Gjoka: Nuk ecim me përqindje, por me…

Delo.autor

JO VETËM KAMPION BOTE/ Umtiti përformon kërcimin e tij SPEKTAKOLAR në TV (VIDEO)

Isa.Autor

Teoria kurioze për Pep Guardiolan që e bën Anglinë kampion bote në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment