Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Partizani. Rezultati 1-3

Laçi pret në shtëpi Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Ekipi i drejtuar nga Adolfo Sormani do të kërkojë të marrë fitore, për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion. Megjithatë nuk do ta ketë aspak të lehtë, për shkak se Laçi iu ka hapur probleme ekipeve të mëdha.

Cungu pas atij eliminimi në Kupë nga Bylisi, do të kërkojë të rikthehet të fitoret dhe ekipi i tij do të bëjë të pamundurën për të arritur në rezultat pozitiv.

LIVE| Laçi-Partizani 1-3

Xhixha 27′, / Telushi 31′, 81′, Bitri 33′

Komenti live:

Jepen 3 minuta shtesë.

90′ Provon Shehu nga jashtë zonës, por portieri Hoxha ndal gjithçka dhe nuk nxiton të nisë lojën.

81′ GOOOL PARTIZANI. Është përsëri Telushi, i cili me një skemë shumë të bukur nga goditja e dënimit, e çon topin në funin e rrjetës.

79′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Çinari dhe futet Ferati.

75′ Pranë golit të barazimit Laçi, Hoxha bën heroin duke ndalur një gjuajtje shumë të mirë të Nuabuezes.

73′ Ndëshkohet me karton të verdhë Bitri për një ndërhyrje të gabuar dhe si pasojë e kësaj humb ndeshjen e radhës.

71′ Sormani kryen zëvendësimin e parë, largon nga fusha e lojës Solomon, për të inkuadruar Braun.

65′ Greca shikon që i hapet hapësira dhe provon me një gjuajtje të fortë, nuk surprizohet Hoxha i cili ndal topin.

60′ Krosim i rrezikshëm nga Telushi nga goditja e këndit, largon rrezikun portieri Stazhilla.

57′ Gjujatje e fortë nga Regi Lushkja, mbrojtësit e Partizanit devoijonë dhe goditje nga këndi për kurbinasit.

54′ Provon Broja, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

51′ Pranë golit të barazimit Laçi, Nuabueze gjuan nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

49′ E pabesueshme çfarë ka humbur Bitri, i vetëm përballë portierit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

40′ Qëndron në sulm Partizani, të kuqtë kërkojnë edhe golin e qetësisë.

33’GOOOOLLL PARTIZANI, Bitri shënon për të kuqtë dhe përmbys gjithçka. Ndeshje e çmendur në Laç!

31′ GOOOL PARTIZANI. Fantastik Telushi, i cili realizon një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

27′ GOOOL LAÇI. Shënon Redon Xhixha, pas një goditje të Nuabuezes e cila u ndal nga Alban Hoxha, por më pas Xhixha dërgon topin në rrjetë.

20′ Provon të dalë përpara Lacci, por aksioni i kurbinasve bllokohet nga Telushi, i cili nis një kundërsulm, por ka ndërhyrje të pa rregullt nga Xhixha.

16′ Pasim perfekt i Telushit për Çinarin, i cili dërgon topin në zonën e rreptësisë, por ndalon Stazhilla.

14′ Rast i artë shënimi për Partizanin, Bardhi shpërthen në krahun e djathtë jep një pasim perfekt për Solomon, por ky i fundit bën më të vështirën duke e dërguar topin jashtë.

13′ Shnënon Partiazni, por goli anulohet për prekje të topit me dorë nga Bradhi.

10′ Top i gjatë në drejtim të Bardhit, Stazhilla del dhe ndalon rrezikun.

8′ Qarkullon topin Partizani, por mungojnë rastet për shënim. Të kuqtë tentojnë, por e kanë të vështirë të depërtojnë në mbrojtjen e kurbinasve.

4′ Tenton një top të gjatë Ignjatoviç, por Xhixha është në pozicion të pa rregullt.

2′ Menjëherë rrezikshëm Laçi, Rapo hedh një top në zonë, por largon mbrojtja e kuqe.

Ka nisur sfida!

Related posts

NDESHJE DRAMATIKE/ Epoka e Xavit te Barcelona nis me fitore në derbi ndaj Espanyol

Delo.autor

“ËSHTË PADISKUTIM…”/ Legjenda Lineker nuk ka më dyshime, i bën komplimentin e madh Ronaldo-s

Delo.autor

SHKËNDIJA U SHPALL KAMPIONE/ Presidenti Duka uron: Shembull si duhet të funksionojë një klub

Delo.autor

Leave a Comment