Futboll Sport

“Fair play financiar”, duhet parà për Milan e Inter, ja cilët mund të largohen…

Nata përpara provimit është gjithmonë e komplikuar. Sa më e vështirë është prova për t’u kaluar, aq më pak flihet gjumë. Inter dhe Milan, në verifikimin e radhës në Nion, ku UEFA do të shqyrtojë bilancin e dy klubeve europiane sepse Europa mund të kërkojë sakrifica të mëdha. Në këto kushte kuqezinjtë dhe zikaltërit do të jenë të detyruar të shesin futbollistë në merkaton e verës, çka i bën këto klube të jetë si një “market” për klubet e mëdha…

Image result for inter team 2017/2018

INTER

Milan Skriniar – 23-vjeçari nga Sllovakia ka qenë blerja më e mirë e realizuar nga Inter gjatë verës së kaluar. Futbollisti që erdhi vetëm për 8 milionë euro (plus Caprari) ka tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha të Europës, mbi të gjitha në Premier League. Manchester City e donte në janar, por kur mori përgjigje negative zgjodhi Aymeric Laporte. Vlera e tij kalon 50 milionë euro dhe një ankand mund ta ngrijë edhe më tepër çmimin.

João Cancelo – I huazuar nga Valencia, duhen 35 milionë euro për ta blerë. E kërkon Manchester United, që mund të kënaq kërkesat financiare të klubit spanjoll. Inter mund ta blejë sepse ka të drejtën për të vendosur i pari dhe më pas ta shesë për rreth 50 milionë te United, por gjithsesi nuk do të ishte një fitim i madh.

Marcelo Brozović – I blerë në vitin 2015 nga Dinamo Zagreb për 8 milionë euro, plus dy milionë bonus, sot vlen të paktën 30 milionë euro. I pëlqen disa klubeve spanjolle, me Sevilla në krye. Në janar nuk u shit, në qershor…

Ivan Perisic – Eshtë 29 vjeç dhe mund të bëj ende diferencën. Jose Mourinho e donte te Manchester United, por në verën e kaluar Inter refuzoi me forcë 55 milionë euro. Situata mund të ndryshojë dhe kroati ka të ngjarë të rikthehet në merkato, ku e ka vlerën 45-50 milionë euro. Në verën e vitit 2015 e morën për 20 milionë euro nga Wolfsburg.

Mauri Icardi – I ka premtuar dashuri klubit të Inter, por kontrata e tij ka një klauzolë prej 110 milionë euro, e cila vlen për jashtë Italisë. Klubi zikaltër dëshiron ta rrisë shifrën me rinovimin  kontratës. Gjithsesi, 110 milionë euro do të mjaftonin për të zgjidhur të gjitha problemet me UEFA, nëse ekipi i Spalletti nuk arrin të shkojë në Champions Leauge.

Image result for milan team 2017/2018

MILAN

Gigio Donnarumma – Menaxheri i tij Mino Raiola ka lënë qartë se dëshiron ta largojë nga kuqezinjtë. Prej muajsh portieri ka gjetur sërish mbështetjen e tifozëve, por është me një këmbë larg nga Milanello, edhe përse nga Napoli do të vijë Pepe Reina. Pra, Milan do të duhet të mendojë se çfarë duhet të bëj me portierin, të cilin nuk e ka blerë, e ka rritur vetë dhe mund ta shesë për një “mal” me parà.

Davide Calabria – Eshtë te Milan që kur ishte 10 vjeç dhe tani është mbrojtësi i djathtë titullar. Drejtuesit nuk duan të heqin dorë nga 21-vjeçari, por nëse dikush do të ofrojë 20 milionë euro, ata do të mendohen seriozisht.

Alessio Romagnoli – Eshtë në vitin e tij të tretë te Milan dhe është blerën nga Roma për 25 milionë. Në rast se ai do të shihet 30% e vlerës i takon Roma dhe në këtë rast shitja duhet të kalojë 30 milionë euro. Objektivi mund të arrihet duke qenë se qendërmbrojtësi është vetëm 23 vjeç.

Suso – Spanjolli është i domosdoshëm për ekipin e Gennaro Gattuso por ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh për prishjen e kontratës dhe Napoli është i interesuar, që është gati të sakrifikojë edhe Callejon. Për të janë interesuar edhe Liverpool dhe Tottenham. Do të “sakrifikohet” vetëm nëse e kërkon personalisht largimin.

Related posts

PASI ANALIZOI SITUATËN E REAL MADRIDIT/ Marcelo qartëson idenë e tij për të ardhmen, ja çfarë vendos

Delo.autor

BARCELONA-ESPANYOL/ Messi dyfishon shifrat për “Katalanasit”

Delo.autor

Lukaku vendos REKORD/ Më shumë GOLA se Messi, Neymar e 7 yje bote së bashku

Isa.Autor

Leave a Comment