Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Egbo punon për kurthet që do ngrihen ndaj “Demave”

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën me Partizanin, ndërkohë që skuadra sërish ka pasur mungesa në stërvitjen e djeshme. Gjithsesi, për më shumë se 100 minuta, Emanuel Egbo ka shtrydhur skuadrën e tij në fushën e lojës.

TIRANA

KTHIMET – Agustin Torasa është top dhe dje ka qenë në fushë, duke u stërvitur normalisht pa asnjë lloj problemi. Nga ana tjetër, skuadra dje ka vuajtur një mungesë si ajo e Tefik Osmanit, por lojtari nga sot do të jetë me grupin.

PLANI – Gjatë ditë së djeshme Emanuel Egbo nuk është se ka bërë formacionin, duke përzier kartat në fushën e lojës. Gjithsesi, surpriza të mëdha nuk pritet të ketë. Dyshimi i vetëm ka të bëjë me faktin nëse do ta nisë Ngoja titullar apo Muçi. Gjasat janë që të ketë një plan me dyshen që mund të luajnë nga 45 minuta dhe anglezin që të shtyjë fort në pjesën e dytë ose anasjelltas. Pjesa tjetër e skuadrës zor se do të ndryshojë me katërshen Doka, Muça, Vangjeli e Hoxhallari. Në mesfushë Batha e Çelhaka. Nga krahët Kale e Kobinah, ndërsa Ngo dhe Torasa në sulm.

FORMACIONI

KURTHI – Veç gjuajtjeve në portë, që është bërë zakon gjatë stërvitjeve, dje Egbo ka kërkuar nga skuadra e tij që në derbi të luajë me zgjuarsi. Kështu, skuadrës i ka kërkuar që me katër-pesë pasime të shkohet te porta dhe Kobinah e Kale duhet të jenë çelësat e skuadrës, me këta të fundit që sferën ta çojnë në qendër te sulmuesit që më pas të finalizojnë aksionet bardheblu. Një strategji kjo e Egbosë që kërkon të ndëshkojë Partizanin, ashtu siç bëri në derbin e dytë të fituar nga bardheblutë me rezultatin 1-2 në fushën e të kuqve. Prej asaj sfide, gjithçka është përmbysur për Tiranën.

Tirana Kupa

BILETAT – Shitja e biletave për derbin e tretë të këtij sezoni dhe të 156-të në histori po shkon me ritme galopante. Numri i biletave të shitura për superpërballjen e ditës së premte kap shifrën 12 mijë. Ky ritëm i lartë i shitjes së biletave mund të vazhdojë deri përpara fillimit të takimit Tirana-Partizani. Pritet me interes nëse derbi i tretë i këtij sezoni do të kalojë numrin e spektatorëve në derbin e dytë të “Air Albania”. Ballafaqimi i dytë i këtij sezoni mes kampionëve në fuqi dhe 24 herë kampionëve të Shqipërisë u ndoq nga 19.032 tifozë.

Related posts

MAROTTA ZBARKON NË FRANCE/ Interi ka ndjekur nga afër sulmuesin 50 milionësh…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BELGJIKËS PËR “EURO 2020″/ Habit Donnarumma: Çerekfinale? Për ne nuk ka rëndësi kundërshtari

Delo.autor

Napoli pret Spal, do fitoren e nëntë radhazi dhe rekordin

Q.Autor

Leave a Comment