Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEN TELUSHI ME DOPIETË/ Kampionët e Superiores mposhtin Laçin me përmbysje

Është mbyllur ndeshja mes Laçit dhe Partizanit, me këta të fundit që kanë triumfuar me rezultatin 3-1.

Një ndeshje me të vërtetë shumë e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kërkonin me ngulm fitoren. Kurbinasit ishin dominues në fillim të ndeshjes, teksa dukeshin më kërkues dhe e gjetën golin të parët.

Në minutën e 27’ Redon Xhixha e dërgoi topin në rrjetë, pasi topi ishte kthyer nga portieri Hoxha pas gjuajtjes së Nuanbuezes. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi në minutën e 31’, Bruno Telushi vendosi baraspeshën nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më vonë, ishte Bitri që realizoi me kokë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me Laçin në sulm. Kurbinasit kishin disa raste për shënim, por nuk ia dolën të gjejnë golin, kjo edhe për meritë të Hoxhës, i cili ishte në një formë shumë të mirë sot.

Për të hipotekuar fitoren mendoi përsëri Telushi, i cili në minutën e 81’ me një skemë perfektë nga goditja e dënimit, e dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Stazhilla. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Laçi ngelet në kuotën e 32 pikëve, në vendin e 5-të.

Related posts

JUVENTUS PLANIFIKON REVOLUCION NGA “THEMELET”/ CR7 përgatit arratisjen “e pasur”

Delo.autor

ARRITI SUKSESIN NË “WIMBLEDON”/ Tenistja Simona Halep do të jetë flamurmbajtëse në “Tokio 2020”

Delo.autor

Historiku i Tirana-Partizani/ Statistikat, pasioni dhe krenaria, “derbi nuk o derbi”

Isa.Autor

Leave a Comment