Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Juventus ëndërron për Van Dijk, ja vendimi që merr Liverpool

Një lëvizje e bujshme në merkato, nga ato që duken të pamundura, por që nga dita kur transferoi Cristiano Ronaldo, Juventus ka treguar se gjithçka mund të realizohet. Sigurisht, duhet gjetur koha, mënyra dhe duhen shumë, por shumë para. Me këtë bindje “Zonja e Vjetër” tenton të transferojë në fund të sezonit Vrigil Van Dijk nga Liverpool. Të paktën kjo rezulton sipas raportimeve të mediave përtej Adriatikut. Një operacion shumë i vështirë, por nëse mbështetesh te detajet e të përditëshmeve italiane, mjetet janë.

Kështu, Juventus mund të fusë në tratativa Mathijs De Ligt si dhe të bëjë një ofertë të rëndësishme financiare, diku te 50 milion euro. Për momentin, kampionët italianë po matin “pulsin” e Liverpool, që duket se nuk ka ndërmend të privohet nga ai që konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në mbrojtje. Konfirmimi për këtë, por edhe kundërpërgjigja ndaj asaj që thuhet dhe lexohet në Itali, vjen nga mediat angleze.

Sipas tyre, kryesuesit e Premier League kanë ftuar Van Dijk dhe menaxherin e tij të mendojnë për rinovimin e kontratës, përpara se palët të ulen për të sheshuar detajet dhe për të firmosur zgjatjen e bashkëpunimit. Me këtë lëvizje, Liverpool kërkon të blindojë mbrojtësin holandez, një nga pikat më të forta në skuadrën drejtuar nga Jurgen Klopp.

Related posts

VIDEO/ Çmendet komentatori, e pabesueshme çfarë bëri Schick në minutën e 94’

Q.Autor

BARCELONA-JUVENTUS/ Ja 5 arsye pse “Bardhezinjtë” shpresojnë të marrë vendin e parë në “Camp Nou”…

Delo.autor

LIVERPOOL I PAPËRMBAJTSHËM/ Sulmuesi Salah dhuron spektakël dhe ndëshkon Arsenal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment