Futboll Sport

Partizani i “lodhur” për Europën/ Gega nis me “rikonstruktimin” e skuadrës së kuqe

Dje, në kampin e kuq është bërë prezantimi i trajnerit të ri. Skënder Gega ka marrë “timonin” e skuadrës pikërisht pak ditë para nisjes së aventurës në Europë. Tekniku i ri ka shumë sfida para. Koha e pakët për përgatitjet dhe një skuadër e “hallakatur” ka bërë që Gega të mendojë plane të tjera për të kuqtë.

Në daljen që trajneri bëri dje për mediat, la të kuptohet se Europa nuk është objektivi parësor për “Demat”, jo se nuk e duan këtë gjë, por realisht e kanë shumë të vështirë. Nisur nga ky fakt, tekniku i ri ka preferuar të jetë realistë dhe të mendojë diçka më shumë, të mendojë për të ardhmen.

Ne deklaratën e tij ai theksoi se, plani i tij parësor është ndërtimi i një grupi të shëndoshë për të ardhmen, duke lënë disi në plan të dytë Europën. Edhe pse të kuqtë do tentojnë të bëjnë një paraqitje të mirë, realiteti tregon të kundërtën. Ajo që të gjithë presin tani është formimi i grupit të duhur për sezonin e ri në kampionat dhe shpresën se Gega nuk do të jetë “koka e turkut” te Partizani. Çfarë do ndodhë? Askush nuk e di, të gjithë janë në pritje të lëvizje të reja për të nisur më pas me hamëndësimet për të ardhmen e Partizanit.

Related posts

Motivi pse Morata po tërbon shokët te Chelsea

Q.Autor

ZBULON AVENTURËN NË JAPONI/ Rrëfehet Iniesta: E përjetojnë humbjen ndryshe nga europianët, u habita që…

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ Nga fusha në merkato. Agjenti Raiola po punon për shkëmbimin

Delo.autor

Leave a Comment