Futboll Kategoria Superiore Sport

NDEZIN DERBIN E KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics”: Shkojmë për fitore dhe leksione ndaj turpit të…

Ditën e premte duke filluar nga ora 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, e cila është edhe kryendeshja e javës së 24-t dhe do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Një ndeshje që pritet të jetë e luftuar si në fushë, ashtu edhe në tribuna. Tifozeritë e të dyja skuadrave, njihen për rivalitetin e tyre, teksa shkëndijat e para kanë filluar që tani.

Nëpërmjet  një postimi në faqen zyrtare, grupimi i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, njoftojnë se do të vendosen në sektorin N, teksa kanë edhe një thumb për rivalët, të cilët i quajnë turpi i Shqipërisë.

Njoftimi i “Tirona Fanatics”:

Të premten në Air Albania, Tirona lu me morrat…

Kortezhi nga qendra e kryeqytetit All In Black, në orën 16:00…

Shkojmë bashkë për fitore e për leksionet e radhës kundër turpit te Shqipnis!

FANATICS VENDOSEN MBRAPA PORTE NË SEKTORET N!

Për Kryeqytetin Për Tironën Për Fanatics!

TPARET TVETMIT!

Related posts

Borusia Dortmund ‘hap ankandin’ për trajner

Q.Autor

FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Juventus nis kontaktet për Romelu Lukaku, ja “karremi”

Delo.autor

ËSHTË NJË “XHEVAHIR” I BARCELONËS/ Ansu Fati merr një super dhuratë, por nuk e gëzon dot… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment