Futboll Seria A Sport

“NË DERBI 45 MINUTA MË TË MIRA NË 5 VITET E FUNDIT”/ Maldini: Ky nuk është Milan ëndrrash, por…

Foli para derbit, por nuk ngurron ta bëjë edhe pasi tij. Tashmë në rolin e drejtuesit të lartë në klub, Paolo Maldini nuk ngurron të shpenzojë fjalë kapiteni për pjesën e mbetur të sezonit për Milanin. 51-vjeçari ka analizuar të gjitha aspektet e realitetit kuqezi në një intervistë ekskluzive për rrjetin “SKY”.

 Më mirë që një ndeshje vjen kaq shpejt, pasi është një shans për të harruar të fundit? 

Mbi të gjitha nuk duhet të harrojmë se është një ndeshje gjysmëfinale, ndaj vlera e saj është pa dyshim e rëndësishme. Kupa e Italisë është një nga dy synimet që i kishim vendosur vetes në fillim të këtij sezoni, aq më tepër që është një rrugë drejt Ligës së Europës.

 Po aspekti i dytë?

Ana tjetër e medaljes ka të bëjë me vlerën e sfidës në vetvete, sepse do të luajmë ndaj skuadrës që ka dominuar në Itali gjatë 8-9 viteve të fundit. Stadiumi do të jetë përsëri i stërmbushur. Ky fakt më bën veçanërisht krenar, sepse tifozët kanë treguar gjithmonë afirmimet ndaj skuadrës.

 Si është gjendja e ekipit pas derbit?

Nëse e analizojmë siç duhet ndeshjen, mund të themi se zhvilluam një pjesë të parë fantastike, madje sipas meje ka qenë 45- minutëshi më i mirë i Milanit në pesë vitet e fundit. Sigurisht që ka mangësi, por i njohim dhe po punojmë për t’i rregulluar. Nuk jemi një ekip i përsosur, por ju siguroj se do vazhdojmë më ritme të larta punën për të shmangur gabimet që na kushtojnë në ndeshjet që nuk duhen humbur.

Përse keni pasur kaq shumë momente të vështira? 

Kur mosha e një organike është e ulët, problemet janë të pashmangshme. Fundja, edhe ekipet me përvojë gabojnë në disa raste. Kushdo që ka luajtur futboll ka provuar në fushë momente të ndërlikuara kur kupton se ndeshja po merr një tjetër rrjedhë. Kur Milanit i ndodh diçka e tillë, skuadra sheh nga ata më me përvojë dhe lojtarë si Kjaer apo Ibrahimoviç janë elementë që ofrojnë siguri. Ata janë vetëm prej një muaji në grup dhe mbase është shumë herët për të pritur një rritje të dukshme nga më të rinjtë.

A ju ka habitur impakti i Ibrës?

Në fakt, po. Si lojtar, nuk më kishte mbetur që ta zbuloja tani, por realisht në çdo moment Zlatani është treguar një kampion i vërtetë. Këtë e ka bërë gjatë gjithë jetë e në çdo kampionat, e sigurisht po vazhdon ta bëjë ende. Nga pikëpamja fizike është normale që të ketë disa vështirësi, sepse për thuajse dy muaj është stërvitur i vetëm. Kjo bën që edhe ambientimi me kampionati italian të mos jetë aq i shpejtë, pikërisht për shkak të atyre muajve pa luajtur.

 Ditët e fundit po përfliten disa emra për stolin kuqezi. Njëri syresh është Ragnik. Cili është komenti juaj?

Kam lexuar gjithçka dhe po ju them sinqerisht, si drejtor i sektorit sportiv te Milani dhe me respektin maksimal për zotin Ragnik, që ai nuk është profili i duhur për t’ia bashkangjitur Milanit.

Si e gjykoni punën e Stafano Piolit?

Ne si drejtues jemi vërtetë të kënaqur prej tij, sepse erdhi në sezon e sipër, në një situatë aspak të lehtë e në një skuadër ku shumë gjëra nuk shkonin e siguritë ishin të pakta. Mënyrë se si imponoi idetë e tij ishte pozitive dhe i dhanë identitet ekipit. Falë Stafanos, shumë lojtarë po rriten si duhet ndaj vlerësimi është pozitiv.

Pra, e ardhmja e trajnerit është e sigurt?

Nga tani e deri në fund të sezoni mund të ndodhin shumë gjëra. Të gjithë ne, nga lojtarët e deri te drejtuesit, duke kaluar përmes trajnerit, punojmë prej rezultateve. Siç e thashë, jemi të kënaqur me punën e Stefanos dhe urojmë që të bëjë një pjesë të dytë të sezonit sa më të madhërishme dhe besoj se do t’ia dalim. Në maj do të ulemi për të biseduar.

Po Milani çfarë hapash duhet të ndjekë për të arritur rezultatet? 

Hapat janë ato që vërtetojnë rritjen. Vjet ngelëm jashtë Championsit për një pikë, ndaj ideja është që këtë vit të përmirësojmë atë rezultat. Mundësitë janë konkrete dhe besoj se do të kemi plot raste për t’i dhënë kthesën sezonit tonë. Një pjesë e mirë e punës është kryer sepse organika nuk është e ngjeshur, lojtarët janë të rinj, borderoja është ulur. Vërtetë që nuk kemi parë Milanin e ëndrrave, por po punojmë.

Related posts

E PABESUESHME/ 15 milionë DOLLARË që të përballet sërish me McGregorin, ja vendimi që merr Khabib

Isa.Autor

JUVENTUS NË KRYE/ Ja klubet me më shumë tituj në 5 ligat kryesore europiane

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Veretout shënon nga goditja e dënimit dhe zhbllokon sfidën për Romën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment