Futboll Seria A Sport

NGA KUPA E ITALISË TEK EUROPA LEAGUE/ 25 ditë “ferri” për Interin

Interi ka hyrë në “muajin e zjarrit”. Zikaltrit janë me kokë nga supersfida me Milanin, por edhe nga Lacio, Napoli… Brenda 25 ditësh luhet pothuajse gjithçka: derbi, Kupa, sezoni.

Është e qartë se Antonio Konte duhet t’i peshojë më së miri gjërat në këtë periudhë, për të shkuar në situatën më optimale në transfertën me Juventusin, më 1 mars. Trajneri zikaltër duhet të menaxhojë nga tri ndeshje në javë. Një kalendar që nuk anashkalohet dot.

Nis nga derbi i së dielës në mbrëmje, vazhdon me duelin për kreun me Lacion, pastaj Napoli në Kupën e Italisë, e enjtja e angazhon në Ligën e Europës. Ndërkohë që Interi nuk ka më një emergjencë, pasi skuadra është pasuruar, merkatoja e dimrit i ka dhënë trajnerit një skuadër më të kompletuar.

Dhe prova ishte në Udine, të dielën në mbrëmje. Në momentin më të vështirë, kur kundërshtari dukej në kontrollin e lojës, Interi arriti të ishte superior. Dhe Konte ishte në gjendje ta shijonte këtë, duke u lumturuar në pankinë. Kjo do të thotë që energjitë janë të mjaftueshme.

Related posts

Daja: Nuk mendoj se Partizani ishte më mirë, raportet tona me trajnerin janë…

Isa.Autor

Deschamps i EKZALTUAR/ Ja çfarë thotë trajneri i Francës pasi eliminoi Belgjikën

Isa.Autor

“BARCELONA ËSHTË LËNDUAR”/ Deklaron Pique: Ja fajtori për dështimin në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment