Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA VESELI TEK FLORIAN KAMBERI/ Ja lëvizjet e “kuqezinjve” në merkaton e janarit

Pasi doli jashtë planeve të Empolit, Frederik Veseli u lakua për shumë mundësi transferimi brenda Italisë si në Serinë B, ashtu edhe në një ligë më poshtë tek ajo C. Mirëpo, në dy ditët e fundit, mediat italiane kanë bërë me dije se ka qenë dëshira e futbollistit që ka bërë të mundur transferimin e tij në Ligën e Dytë franceze te skuadra e Lë Manshit.

frederik veseli

Gjithçka është finalizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa ekipi francez ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili zotëron edhe pasaportën zvicerane, në formën e huazimit deri në fund të sezonit. Lë Mansh ka huazuar shqiptarin me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit pas një numri të caktuar ndeshjesh aktivizim. Veseli mund të përshtatet edhe në qendër, por edhe mund të luajë në rolin e mbrojtësit të krahut, majtas dhe djathtas.

LEGJIONARËT – Nga kjo merkato transferimesh, disa prej kuqezinjve kanë ndryshuar skuadër. Eros Grezda, ishte ndër të parët që finalizoi rikthimin tek Osijek, pas një aventure aspak të suksesshme me Rejnxhërsin. Më tej, një transferim i bujshëm ishte ai i kalimit të Rei Manajt nga Albasete e Ligës së Dytë Spanjolle te Barcelona B. Xhakomo Vrioni, u shkëmbye me tre futbollistë me një përllogaritje afro katër milionësh për kartonin dhe u bashkua me Juventus U-23.

Vrioni

Bardhezinjtë blenë kartonin e sulmuesit të Kombëtares nga Sampdoria, e cila e pati huazuar atë te Çitadela në Serinë B italiane. Risia më e fundit e Kombëtares, që nuk pati shansin të debutojë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, Florian Kamberi është bërë dje zyrtarisht pjesë e Rejnxhërsit në formë huazimi nga ekipi i Hibernian. Pas Grezdës, Xherrard do të ketë në ekip një shqiptar tjetër.

Related posts

“MBYLLE GOJËN! FAJIN E KA POGBA”/ PLAS mes futbollistëve të Francës, publikohen mesazhet në “WhatsApp”

Delo.autor

Zyrtare/ Largohet nga BAYERNI: Lojtari nënshkruan me rivalët e bavarezëve

Isa.Autor

Alex Sandro dhe PSG bien dakord, tani pritet Juventusi për t’i vënë “vulën”

Isa.Autor

Leave a Comment