Bundesliga Futboll Sport

HAALAND I SUPRIZON TË GJITHË/ Shënon përsëri për Dortmundin pas vetëm 18 minutash (VIDEO)

Erling Haland e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Dortmundi, teksa vazhdon të shënojë për skuadrën e tij.

Pasi i surprizoi të gjithë në dy ndeshjet e para, ku shënoi 5 gola në dy ndeshje duke ardhur nga stoli, ditën e sotme Favre, vendosi ta hedhë në fushë nga minuta e parë, ndaj Union Berlin.

Pikërisht këtë besim të dhënë, Haland ia ka shpërblyer trajnerit në fushën e lojës. Norvegjezi ka shënuar përsëri për Dortmundin, teksa në minutën e 18’ pas një pasimi të marrë nga Brandt e ka dërguar topin në rrjetë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.

Ndeshja vazhdon 2-0 për verdhezinjtë, teksa Sanço kishte realizuar më parë në minutën e 13’.

Related posts

MUNGON NË NDESHJEN ME BARCELONËN/ Salah jep mesazhin e madh për “Të Kuqtë” (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Roma-Juventus. Rezultati 1-2

Delo.autor

NUK DI TË NDALET/ Leo Messi rrëmben një tjetër çmim

F.autor

Leave a Comment