Futboll Premier League Sport

“NGADALË, POR ME SIGURI”/ Pogba ka një mesazh për Manchester United (VIDEO)

Paul Pogba ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon se po kryen ushtrime të ndryshme stërvitore. Francezi po punon në palestër, ndërsa vijon fazën e riaftësimit nga dëmtimi. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2018 mungon te Manchester United që nga 26 dhjetori, kur luajti si zëvendësues në pjesën e dytë, në fitoren 4-1 ndaj Newcastle, në “Old Trafford”. Por, pasi kishte humbur pothuajse tre muaj të këtij sezoni, midis tetorit dhe dhjetorit 2019, Pogba pa se riaftësimi kërkonte ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

Në të vërtetë, ish-ylli i Juventusit ka luajtur vetëm shtatë ndeshje të Premier League për “Djajtë e Kuq” në sezonin 2019-2020, me startin e fundit si titullar më 30 shtator, në barazimin 1-1 kundër Arsenalit, në “Old Trafford”. Manchester United ka vuajtur pa Pogba në mesfushë, ndërkohë që u dëmtua edhe Scott McTominay. Për pasojë, u ble Bruno Fernandes në fund të merkatos së janarit. Spekulimet e transferimit kanë qenë të vazhdueshme gjatë kohës që francezi është mënjanë skuadrës së tij, me 26-vjeçarin që shpesh lidhet me një largim nga “Old Trafford”. Real Madridi dhe Juventusi janë identifikuar si dy stacionet e mundshme të tij…

View this post on Instagram

รl๏ฬly ๒ยt รยгєly 🧿

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on

Related posts

“ARDIAN ISMAJLIN KISHIN PLANIFIKUAR TA ARRESTONIN”/ Babai i lojtarit: Në Aeroportin e Prishtinës i kërkuan…

Delo.autor

Lewandowski shkëlqen me het-trik në fitoren e thellë të Bayern Munich ndaj Hamburg

Q.Autor

ËNDËRR E BËRË REALITET/ Fëmijët shqiptarë prekin nga afër Valencian. Shkëlqen talenti Aliaj (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment