Futboll La Liga Sport

NUK E SHIKON VETEN PËR SHUMË VITE NË FUSHË/ Mesfushori Kroos: Po mendoj tërheqjen nga futbolli…

Toni Kros nuk është Kristiano Ronaldo dhe as Lionel Mesi. Ai pranon se ai nuk e shikon veten për shumë vite të tjera në fushën e blertë, sepse po i humbet motivi për të zgjatur karrierën. Mesfushori i Realit të Madridit festoi 30-vjetorin në janar dhe ka fituar në karrierë çdo trofe të mundshëm, përfshirë 4 herë Ligën e Kampioneve dhe Botërorin me Gjermaninë.

toni kros

“Jam 30 vjeç dhe është një moshë e mirë për të menduar se çfarë dua më shumë, – tha gjermani për “Sportschau Club”. – Karriera ime nuk do të zgjasë edhe shumë kohë. Jam i sigurt se nuk do të luaj derisa të jem 38 vjeç”. Kontrata e ish-talentit të Bajernit të Mynihut në “Santiago Bernabeu” skadon në vitin 2023: “Kam më shumë se pesë vite që jam në Madrid dhe jemi shumë të lumtur.

Fëmijët tani shkojnë në shkollë këtu dhe ndihen shumë mirë edhe ata. Në fund do të marrim një vendim”. Por pavarësisht se ka nisur të meditojë varjen e këpucëve në gozhdë, Kros thotë se ai nuk e ka humbur ende motivimin për të fituar edhe disa trofe të tjerë me “Galaktikët”:

REAL MADRID

“Ndjesia e fitimit të një trofeu shndërrohet në një varësi. Për këtë arsye po luaj ende. Shembulli më i mirë është Liga e Kampioneve. Nuk ishte normale ta fitoje atë tri herë radhazi. Ishte ky momenti kur ne kuptuam urinë që kemi brenda skuadre. Kjo uri është rikthyer këtë sezon, pa e ditur se ku do të na çojë”.

Related posts

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Rashica, shqiptari me vlerën më të madhe në treg

Delo.autor

“FA CUP”/ “Djajtë e Kuq” thellojnë krizën e Chelseat dhe kalojnë në çerekfinale

Delo.autor

NUK NDALET “JASHTËTOKËSORI”/ Messi me një tjetër rekord, i vetmi lojtar në histori që bën diçka të tillë

Delo.autor

Leave a Comment