Ekskluzive Futboll Shqipëri Sport

SFIDAT PËR TU BËRË FUTBOLLIST NË SHQIPËRI/ Talenti Gjyla: Vlerësimi është i vështirë por me pasion arrihet çdo gjë (INTERVISTA)

Futbolli është sporti më i bukur në botë. Përjashtim nuk bën as Shqipëria. Të shumtë janë ata që inspirojnë të shkëlqejnë në fushën e lojës por disa ja dalin të jenë të suksesshëm.

Njëri prej tyre është edhe Antonio Gjyla. Djaloshi nga Elbasani, pjesë e Elbasanit U-19-të, është një talent premtues i cili edhe pse ka pasur shumë peripeci sa i takon arritjes për tu bërë një lojtar profesionist, nuk dorëzohet por vijon të përgatitet çdo ditë për të veshur një fanellë të rëndësishme në futbollin tonë edhe pse dëshira është të luajë jashtë vendit tonë.

AlpeSport.al ju sjell intervistën me Antonio Gjylan i cili  rrëfen sakrificat që po kalon për tu bërë një lojtar profesionist dhe ëndrrat që dëshiron t’ i realizojë në të ardhmen.

Antonio, të bëhesh një futbollist profesionist në vendin tonë nuk mjafton talenti dhe ambicia. Ju jeni konsideruar si një talent premtues, sa e vështirë ka qenë të tregoni cilësitë që dispononi?

Në Shqipëri është e veshtirë të vlerësohesh nga talenti. Ka qënë dhe është shumë e vështirë të tregosh cilësitë këtu sepse e kanë bërë futbollin biznes dhe nuk vlerësojnë talentin por xhepin!

Si janë kushtet sportive, a ka meritokraci sa i takon seleksionimit dhe aktivizimit në formacion?

Le të themi cka, mirokracia është e ndërthurur por më shumë dua të them që nuk ka mirokraci, sic e thashë edhe më lartë të shikojnë nga ekonomia pastaj apo nga miku që ke. Nuk ka meritokraci.

Cilat janë problemet kryesore tek ekipet e moshave në vendin tonë?

Problemet janë të shumta ,por dua të theksoj që në ekipet si Elbasani, apo dhe të tjera ekipe janë probleme të cilat nuk na bëjnë përshtypje se jemi mësuar me problemet tashmë në Shqipëri, dua të them vetem dicka që nuk mund të kesh një të ardhme si fubollist, sepse nuk të vlerësojnë (paguajnë) në atë çfarë ti bën.

Antonio, ti ke patur disa oferta nga ekipet prestigjoze të Kategorisë së Parë. Cili është vendi ku dëshiron të vijosh karrierën?

Të drejtën këtu në Shqipëri është shumë e vështirë të përfaqësosh një ekip , dua të luaj jashtë jo këtu. E kam synim këtë.

Ju keni kalur shumë peripeci për të ndjekur ëndrrën për të qenë një futbollist profesionist. Çfarë i këshilloni të rinjve shqipatrë që ëndërrojnë të bëhen futbollist në Shqipëri?

Dua tju them vetëm kaq që luftoni për dëshirën dhe ëndërrën tuaj deri në fund sepse jam i bindur që do vij një ditë edhe në Shqipëri që puna apo pasioni do japi frytet e tij dhe gjithësecili do marri atë që i takon. Le të punojmë fort me gjak e me shpirt sepse askush nuk na ndal…

ALPEsport.al

Related posts

LA LIGA/ Bardhi magjik, dy supergola për dy minuta; Sadiku në stol (Video)

Sadik.Autor

SKËNDERBEU VENDOS TRAJNERIN E RI/ Ja kush është zëvendësuesi i Dajës te korçarët

Delo.autor

NGA MANCHESTER CITY TEK JUVENTUS/ Njihuni me 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit

Delo.autor

Leave a Comment