Bundesliga Futboll Sport

“NUK NA DUHET COUTINHO”/ Kapiteni Henderson: Mendova se do ishte humbje e madhe, por…

Xhordan Henderson e ka distancuar veten nga spekulimet në lidhje me një rikthim të mundshëm të Filipe Kutinjos në “Anfield Road”, duke këmbëngulur se koha e tij në Liverpul ka përfunduar. Kampionët e Europës e shitën sulmuesin te Barcelona për shifrën rekord të 145 milionë paundëve në janar 2018, por 27-vjeçari nuk arriti të ambientohej në Spanjë.

Si rezultat, braziliani u huazua te Bajerni verën e shkuar dhe gjatë këtij viti është përfolur se Klop mund të tentojë ta rikthejë në merkaton e verës. Por pavarësisht se kapiteni thotë se Kutinjo do të mirëpritej krahëhapur, Henderson beson se koha e tij në klub ka perënduar. “Fil është një shoku im i mirë. Mendoj se ai është një lojtar i veçantë. Ka gjithçka, është shembullor në sjellje dhe e dashuron futbollin. Sigurisht që për mua do të ishte i mirëpritur, por nuk varet nga unë. Më mirë pyesni trajnerin për këtë. Djemtë e adhurojnë, kështu që nëse pyesni ata, jam i sigurt se do të thonë se e duam të rikthehet. Por unë mendoj se koha e tij këtu ka përfunduar. Ai lëvizi dhe shpresoj që në të ardhmen e afërt ta shohim lojtarin që pamë këtu”, tha mesfushori për katalanasen “Sport”.

Henderson beson gjithashtu se Liverpuli është bërë më i fortë që kur Kutinjo u largua. Në ato dy sezone, djemtë e Klopit arritën dy herë në finale, duke fituar një prej tyre dhe janë vetëm pak javë larg titullit të parë kampion në Premier Ligë pas 3 dekadash. Henderson pranon se ai mendonte se largimi i brazilianit do t’i kushtonte Liverpulit shtrenjtë: “Mendova se do të ishte një humbje e madhe për ne, do të ishte për çdo skuadër në fakt. Por ishte momenti për të bërë një hap përpara. Djemtë e rritën nivelin e lojës dhe ne i korrigjuam gjërat pa atë shumë mirë”.

Related posts

Arbitri zbulon të vërtetën e Zidane, si e goditi me kokë Materazzin (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, sulmuesi Krasniqi shënon gol nga 30 metra

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER/ Messi dhe Dembele marrin pjesë në stërvitje, ja vendimi i Valverdes

Delo.autor

Leave a Comment