Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Interi gjen pasuesin e Handanovic, portieri firmos për 5 vite me “Zikaltërit”. Ja emri…

Interi godet në merkato, teksa ka siguruar për të paktën 5 vitet e ardhshme shërbimet e portierit Andre Onana.

Kamerunasi, i cili paraditen e sotme zbarkoi në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur “të zezën në të bardhë” firmosi një kontratë deri në 30 qershor të 2027 me skuadrën zikaltër.

Menjëherë pas firmës 26-vjeçari do t’i bashkohet kombëtares së tij, Kamerunit për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Zyrtarizimi i transferimit të portierit Onana pritet që të ndodhë brenda muajit shkurt.

Onana vjen tek Interi me parametra zero, pasi kontrata e tij me skuadrën e Ajaksit i skadon në 30 qershor.

Related posts

E BUJSHME/ Lukaku vendos të largohet, kërkon revansh në Premier League. Ja kush e zëvendëson tek Inter…

Delo.autor

JUVENTUS-UDINESE/ “Zonja e Vjetër” kalon në vantazh, shënon Kean

Delo.autor

NGUSHTOHET REZULTATI/ Cutrone shënon për Milanin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment