Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Martini: Ekipi është komplet në vështirësi!

Trajneri i Teutës Edi Martini pranoi se skuadra e tij ka probleme në lojë duke marrë shkas nga barazimi i papritur me Luftëtarin 1-1 në minutat e fundit të lojës në javën e 21-ë të kampionatit.

Tekniku shkodran u shpreh se ekipi duhet të kishte shënuar më herët dhe golin e dytë, ndërsa mori përsipër përgjegjësitë për lënien e dy pikëve, të cilat do ta rendisnin pas kësaj jave në vendin e tretë.

“Analiza e ndeshjes me Luftëtarin – Duhet ta nisnim ndeshje para kohe, mund të shkonim 2-0. E dinim që do ishte e vështirë. Këto ekipe si Luftëtari nuk kanë probleme rezultatin, ndryshe nga ne. Kemi punuar gjatë javës në aspektin psikologjik, këtë ndeshje duhej ta fitonim. Me ndeshjen e zhvilluar duhej të kishim shënuar më shpejt. Luftëtari bëri një ndeshje të mirë. Jam i zhgënjyes se lamë 2 pikë. Pasojat vijnë më pas. Urojmë të mos i kemi. Vijmë pas ndeshjes me Tiranën, sot duhej të fitonim, duhet të jemi më të saktë.

Skuadra neglizhoi Luftëtarin – Ndeshja me Tiranën s’duhej ta diskutonim humbjen. S’duhet të merremi me arbitrin.

Pak topa për sulmuesin e ri Gulibali – Është një lojtar që vrapon shumë për topat pas shpinë. Do kohën e vet të përshtatet, nuk është shkrirë me ekipin. Natyrisht na del për detyrë që duhet ta shërbejmë më tepër.

Vështirësia për të gjetur golin – Është komplet ekipi në vështirësi, jo vetëm sulmi. Na vuri në vështirësi Luftëtari në mesfushë. Këtu marr përgjegjësitë e mia”, përfundoi tekniku i Teutës Edi Martini.

Related posts

‘Mallkimi’ i penalltive, statistikat e Messit në La Liga janë dëshpëruese

Q.Autor

Drejtori i Juventusit i përgjigjet presidentit të Napolit: Janë kurthe…

Q.Autor

PAQUETA NUK BIN TRAJNERIN GIAMPAOLO/ Milan hedh “tentakulat” nga lojtari argjentinas…

Delo.autor

Leave a Comment