Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Sormani: Skuadra po përmirësohet, dy ndeshjet e fundit…

Adolfo Sormani, trajneri i Partizanit, ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Flamurtarit, në shtëpi. Ai u shpreh se ekipi i tij nuk e kishte mendjen te Kupa, por te kjo sfidë. Ndërkaq ai u shpreh se skuadra e tij është në rritje dhe drejt përmirësimit.

Pse pjesa e parë nuk kishte ritëm, mendjen te Kupa? “Jo, lojtarët nuk mendonin për Kupën, pasi objektivi ishte kjo ndeshje. Është fakt që ne për herë të parë kemi punuar për një javë të plotë, pasi gjatë kësaj periudhe nuk kishim shumë ditë, pasi ndeshjet ishin të ngjeshura”.

Pse keni probleme përballë ekipive që jeni ju favorit? “Futbolli duhet luajtur, nuk është shkencë. Një ndeshje duhet luajtur dhe është fakt që në dy ndeshje kemi lejuar dy gjuatje në portë, por nga ana tjetër kemi shënuar 5 gola”.

Vendimet e arbitrave? “Unë mund t’i shoh, por nuk do të komentoj asnjëherë një penallti, pro ose kundër edhe nëse kam shumë gjëra për të thënë”.

Skuadra e ngadaltë, ndërsa 5 golat i shënuat ndaj mbrojtjeve më të dobëta? “Respektoj opinionet e secilit, unë shoh një skuadër që është drejt përmirësimit, konsolidimit dhe jo një skuadër në ngërç”.

Related posts

PËRBALLJA NË EUROPA LEAGUE/ Partizani, ka Sherifin më të dobët të 6 viteve të fundit

Delo.autor

Fuqia e goditjes së Justin Gaethje gjatë nokautit të James Vick, mori gjithë vëmendjen në ‘UFC 135’

Isa.Autor

TENTUAN TË ZVOGËLONIN BILATAT PËR SHQIPTARËT/ Ja sa tifozë “kuqezinj” do të jenë të pranishëm në stadium

Delo.autor

Leave a Comment