Futboll Sport

PSG HUMBET SHKËLQIM/ Galtier me mesazh të qartë: Duhen përforcime

Një pikë në dy ndeshjet e fundit në Ligue 1 janë shifra që nuk i shkojnë përshtat një ekipi si PSG. Messi me shokë pësuan një tjetër goditje të rëndë, këtë herë u ndalën në shtëpi në një barazim 1-1 përballë Reims.

Pavarësisht se në fushë ishin të tre fantastikët, Messi-Neymar-Mbappe, PSG e kishte të vështirë të gjente rrugën e rrjetës, avantazhi erdhi vetëm në minutën e 51-të me Neymar, braziliani finalizoi një aksion me shumë klas. I hedhur në fushë si zëvendësues, Marco Verratti qëndroi vetëm 13 minuta, i ndëshkuar me karton të kuq. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 95-të, Reims i ndëshkoi duke i marrë një pikë.

 

Pas javës së 20-të, PSG vijon të qëndroj në krye në kuotën e 48 pikëve, 3 më shumë se Lens. Pas ndeshjes, trajneri Galtier bëri thirrje për përforcime, nuk përdori lojëra fjalësh, por u shpreh i bindur se i duhet të paktën një blerje në këto orë të fundit të merkatos. I pyetur në lidhje me Skriniar, trajneri i PSG nuk preferoi të komentojë duke e cilësuar atë një lojtar të Inter.

Related posts

STATISTIKAT/ Super sfida Roma-Milan, ja bilanci interesant mes dy skuadrave…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Halili: Nuk do reshtim që ta bëjmë ekipin më të mirë. Shpresoj që…

Delo.autor

MIGJEN BASHA IRRITOHET GJATË NDESHJES/ Ish-mesfushori i Kobëtares “kacafytet” me kundërshtarin në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment