Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ WOLVES/ “Djajtë e Kuq” përkujtojnë tragjedinë e madhe të futbollit (FOTO)

Përveç zhgënjimit nga barazimi në kampionat kundër Ulvëruemptonit me rezultatin 0-0, tifozët e Mançester Junajtid përkujtuan viktimat e tragjedisë së Mynihut.

mynih

Përpara dhe gjatë ndeshjes, tifozët e “Djajve të Kuq” organizuan homazhe për 23 viktimat që vdiqën në aeroportin e Mynihut në ish-Gjermaninë Perëndimore në 6 shkurt të 1958. Data e sotme lidhet me ndeshjen e fundit në Angli që ekipi i ish-teknikut Met Besbi luajti përpara se të udhëtonte në Beograd për të luajtur kundër Yllit të Kuq të Beogradit për Kupën Europiane (Liga e Kampioneve).

EPs8OWjWsAYjez8

Në minutën e 58-ë të takimit, i gjithë stadiumi duartrokiti viktimat e Mynihut. Mes 23 personave në bordin e avionit që transportonte skuadrën e Mançester Junajtid, vdiqn 8 futbollistë dhe 3 zyrtarë të klubit. Në tribunën anësore të “Old Traffordit” u shpalos një banderolë me sloganin: “Ne nuk vdesim kurrë!”

Në 6 shkurt të 1958, avioni “Airspeed Ambassador” shpërtheu në flakë teksa po tentonte të nisej nga aeroporti i Mynihut.

Related posts

“MENDOJ SE NJË NDRYSHIM TANI…”/ Romario “shkarkon” Tite dhe zgjedh pasardhësin e trajnerit të Brazilit

Delo.autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ S’ka fjalë për t’i përshkruar numrat e Messit te Barcelona (GRAFIKU)

Delo.autor

“Isha i lumtur vetëm kur pija”/ “Perandori” Adriano: Shkoja I DEHUR në stërvitje, por INTERI…

Isa.Autor

Leave a Comment