Futboll Seria A

NDALET SEANCA STËRVITORE/ Juventusi e nis 2019 me një lajm të keq

Buzëqeshjet e orëve të para të stërvitjeve të 2019 janë kthyer në ngërdheshje zhgënjimi në shtëpinë e Juventusit.

Para se të luhet ndeshja e parë e këtij viti, trajneri Allegri duhet të përballet me dëmtimin e parë. Dhe çfarë dëmtimi, duke parë se lojtari që është ndalur ka qenë Mario Manduzkic. Siç ka konfirmuar vetë klubi bardhezi, sulmuesi kroat është ndalur gjatë seancës stërvitore për shkak të një problemi në kofshën e majtë.

Çdo parashikim mbi kohën e rikuperimit do të bëhet pas analizave mjekësore, por prania e tij në Superkupën e Italisë që Juventus do të luajë kundër Milanit më 16 janar është në dyshim.

Sigurisht, ai do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë që bardhezinjtë do të luajnë të shtunën në mbrëmje kundër Bolognas, që do të jetë edhe sfida e parë e torinezëve për 2019-ën.

Kështu, Allegri mund të ketë një mungesë të madhe për trofeun e parë të sezonit dhe do të duhet të gjejë një zgjidhje për ndeshjen me kuqezinjtë. Një zgjidhje që mund të mbajë emrin e Douglas Costa-s, duke parë se Cuadrado nuk është në dispozicion pas operacionit në gju.

Related posts

“GRABITJA FILLOI”/ Motra e CR7 “shpërthen” pas golit të anuluar nga VAR-i në sfidën ndaj Udineses (FOTO)

Delo.autor

VARSHAVA I PËRULET MUÇIT/ “Dopieta” e tij tërbon Emery dhe heroin e Argjentinës. Më i miri në fushë, e vlerëson edhe UEFA

F.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Klopp: Ja si mu duk reagimi i Sterling pas ABUZIMIT RACIST

Isa.Autor

Leave a Comment