Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ TIRANËS/ Trajneri Martini: Kur gabojmë gabojmë të gjithë dhe…

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka folur pas humbjes së skuadrës së tij nga Tirana me rezultatin 2-1. Ai është ndalur disi te vendimet e arbitrit dhe gjithashtu nuk ka dashur të hedhë fajin një lojtari të veçantë duke u shprehur se skuadra kur gabon, gabon e gjitha.

Humbja dhe gabimi? “Ai është gabimi fatal, te goli. Një gol e dhuruam, por këto ndodhin në futboll. Rasti tjetër fatal ishte dalja me të kuq e  Çyrbjes. Të jesh me një lojtar mangët është shumë e veshtirë”.

Sulmi? “Duan pak kohë që të tregojnë veten dhe të ambientohen. Kishim mundësi me Çyrbjen. Golin  nuk e bëjnë vetëm sulmuesit, por e gjitha skuadra”.

Ishit shumë nervozë? “ Nuk mendoj se ndeshja nuk ishte e acaruar. Aleski është një lojtar që grinta e karaktirozon. Çyrbja ishte pak nervozë, në rastin e kartonit të kuq, ishte e pafalshme. Nuk e di ku ka qenë anësorët në atë moment. Ishte një simul, te kartroni i kuq. Gjesti i Çyrbjes, ishte gjest anti-sportiv. Janë vendim që ndryhhojnë rrjedhën e lojës. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtën djemtë, por ne do të ecim përpara.

Kush gaboi më shumë te goli? “Nuk dua të vë emrin se kush ka gabuar. Kur gabojmë gabojmë të gjithë, dhe kur fitojmë, fitojmë të gjithë bashkë. Në këtë gol, kam dyshim për offside. Është shumë rast i vështirë, dhe nëse ka qenë në vijë të drejtë, anësori është vështirë ta shohë. Nëse ka qenë në vijë të drejtë, Ngo i mbulon rrezen dhe është disi e vështirë”.

Kallaku, jeni i kënaqur me të? “Ai sot bëri një ndeshje të mirë, por nga java në javë ai është në rritje. Besoj se do të jetë shumë i nevojshëm për ekipin. Nuk kam pse të diferencojë ata që bënë gabime”.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Dy superfuqi të Europës zbresin në fushë, ja kur luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale

F.autor

COPPA ITALIA/ Asist fantastik i Hysajt, mbrojtësi Koulibaly realizon me finte ndaj Spezia-s (VIDEO)

Delo.autor

“KAM FOLUR ME OLSI RAMËN DHE OSMANIN/ Igli Tare kundër FSHF: Nuk mund të mohojnë të drejtën për…

Delo.autor

Leave a Comment