Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Duro: Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt!

Megjithëse Kukësi mori një fitore të lehtë ndaj Flamurtarit në Vlorë me rezultatin 1-4, trajneri i Kukësit Shpëtim Duro deklaroi se ndeshje me rivalë jo pretendentë për titull e shqetësojnë më shumë se përballjet me rivalët direkt për titull si Partizani dhe Tirana.

Tekniku i verilindorëve u kthye sërish te ndeshja me Luftëtarin, e përfunduar në barazim 0-0. Ai kritikoi deklaratat e drejtuesve të Luftëtarit për golin e anulluar kundër Kukësit duke i quajtor si “amatore”.

Kukësi vazhdon të ruajë kreun e kampionatit me 38 pikë.

“Kukësi kalon pa probleme Flamurtarin – E theksoj se çdo ndeshje ka historinë e saj. Janë disa ndeshje që duhen interpretuar ndryshe, duhet të shënosh më shpejt. Sot e bëmë. Po ta kishim bërë me Luftëtarin, ndeshja do të shkonte si sot. Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt, pastaj e ke më të lehtë të administrosh lojën. Gjithmonë, ne trajnerët kemi presion. Bëmë një ndryshim në zhvendosje mbrapa dhe shënuam të tretin, pastaj nuk patëm rrezikshmëri.

Golat nga Shkurtaj dhe i riu Çema – Shkurtaj është nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri, gëzohem shumë që Çema debutoi me gol në kampionat. Me largimin e Dakut krijohet mundësia më shumë për të luajtur. Do kohë punë dhe përmirësim për të arritur në ato cilësi për të qenë ndër lojtarët më të mirë. Kam më shumë frikë këto ndeshje se ato me Partizanin dhe Tiranën, sepse janë komplekse. Kam qenë i tensionuar dhe i frikësuar pas ndeshjes me Partizanin, por skuadra reagoi ashtu siç duhet.

Luftëtari – Për mua nuk karëndësi që të dalë Shkurtaj golashënuesi më i mirë. Te Luftëtari i kam miq dhe Çoçlin, nuk e kisha për lojën. Utreguan amatorë duke u marrë me golin e anulluar, pastaj erdhi ndeshja me Tiranën. Doja që ata të përqëndroheshin te ndeshja e radhës. Barazimi në Gjirokastër erdhi për fajën tonë”, deklaroi Kukësi.

Related posts

Manovra merkatoje, zbulohet biseda telefonike Marotta-Leonard! Ata folën për…

Sadik.Autor

DY SHPËTIME PËR 8 MINUTA/ Mbrojtësi i talentuar është gati për Milanin

F.autor

KOSOVË-MALI I ZI/ “Shpërthen” festa në Prishtinë, Rrahmani shënon për “Dardanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment