Sport Të tjera

SKANDAL NË “TOKIO 2020″/ Olimpiada preket nga dopingu, pezullohet atletja nigeriane

Lojërat Olimpike janë prekur nga një rast i dopingut ku ditën e sotme sprintierja nigeriane Blesing Okagbare u përjashtua nga gjysmëfinalja e garës së 100 metrave.

Atletja ka rezultuar pozitive në një test dopingu të bërë në datën 19 korrik dhe drejtuesit e Olimpiadës kanë vendosur që Blesing të ndërpresë garën.

32-vjeçare do të zhvillonte ditën e sotme gjysmëfinalen, teksa shihej dhe si pretendente për medalje, por rrugëtimi i saj në Tokio është ndërprerë me kaq. Më herët, nigeriania ka fituar medalje argjendi në kërcim së gjati në Lojërat Olimpike ‘’Pekin 2008’’.

Related posts

Dëmtimet ndjekin Eros Grezdën, mesfushori shqiptar i Osijek: Sezoni për mua ka përfunduar

Sadik.Autor

VETËM 6 MINUTA LOJË/ Portieri i Liverpoolit pëson gol nga këndorja (VIDEO)

Delo.autor

“JE ARBITËR I DOBËT”! Stadiumi bosh dënon lojtarin me dy ndeshje skualifikim

Delo.autor

Leave a Comment