Futboll Sport

DY SFIDAT E QERSHORIT/ Mali i Zi publikon listën e lojtarëve, 3 futbollist shqiptar të grumbulluar

Ditën e sotme, Mali i Zi bëri publike listën e lojtarëve të ftuar në prag të dy ndeshjeve me Bosnje Hercegovinën dhe Izraelin, teksa bie në sy afrimi në kombëtare i 3 futbollistëve shqiptar.

Kristijan Vulaj, Adrian Rudivoç dhe Fatos Beqiraj janë tre futbollistët shqiptarë të ftuar nga tekniku Miodrag Radulloviç. Vulaj është mesfushori dhe luan për skuadrën e Deçiç e cila e ka vendodhjen në Tuz.

Shok skuadre me Vulajn është dhe futbollisti tjetër shqiptar Adrian Rudoviç, ndërsa Beqiraj luan si sulmues për skuadrën e Bnei Jehuda në Izrael.

Jo vetëm Mali i Zi ka vendosur të mbështetet në futbollistë shqiptarë, por disa ditë më parë në listën e publikuar nga kombëtarja e Maqednosë së Veriut ndodheshin plot 7 futbollistë shqiptar.

Related posts

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Arrestohet një person nën dyshimin për vrasje, ja dyshimet

Delo.autor

VAZHDON “RRUGËTIMIN” ME EKIPIN ITALIAN/ Tare konfirmon rinovimin me Lacion

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Theo Hernandez arrin marrëveshjen me klubin e ri

Delo.autor

Leave a Comment