Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “DURRSAKËVE” NË “AIR ALBANIA”/ Trajneri Egbo: Ja si çahet Teuta

Tirana do të përballet ditën e nesërme me Teutën në supersfidën e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, që do të zhvillohet në staidumin e ri “Air Albania”. Tekniku i bardhebluve, Emanuel Egbo, kërkon triumfin e 7 radhazi si “timonier” i 24 herë kampionëve të vendit. Në konferencën e zakonshme për shtyp, Egbo foli në lidhje me këtë sfidë duke u shprehur:

Riktheheni në “Air Albania”, pikërisht aty ku nisi dhe seria poziitive e Tiranës. Edhe fat, por shpresoni të keni tifozë të shumtë në numër…

Mendoj që kjo është arsyeja pse klubi ka vendosur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Stadiumi “Selman Stërmasi” ka pak vend për tifozët. Kërkojmë që të gjithë tifozët e Tiranës të jenë pranë ekipit në atë ndeshje.

Si e shikoni skuadrën. Vini pas 6 fitore radhazi. Mendoni që lojtarët janë me këmbë në tokë duke qenë se dhe kundërshtari është i vështirë?

Mendoj që çunat janë me këmbë në tokë. Këtë gjë kemi folur gjatë gjithë kohës. Ata e dinë që kampionati është i gjatë. Nuk kemi fituar asgjë. Në fund të kampionat do bëjmë llogaritë. Do t’i marrim ndeshjet 1 e nga 1 siç i kemi bërë gjithmonë. Çunat janë gati për të dhënë 100 %.

Nuk keni marrë një qendërmbrojtës në merkaton e janarit, është një problem?

E kemi marrë një qendërmbrojtës. Kemi marrë Sidibenë. Është edhe mesfushor qendre edhe qendërmbrojtës. Në ndeshjet e Kupës luajti në qendër të mbrojtjes së bashku me Muçën. I mbulon të 2 rolet.

Teuta është një nga skuadrat me mbrojtjen më të mira, mendoni se do e keni të vështirë ta zhbllokoni sfidën?

Ne e kemi vlerësuar Teutën. Është një nga ekipet më të fortë në kampionat. Gjithë ekipet janë të forta. Me meritë janë në vendin e 3-të të kampionatit. Janë ekip që kanë pësuar më pak gola dhe janë gjithmonë të ekuilibruar. Do të tentojmë duke dhënë 100 %.

Stoli i luksit me Hasanin, Karabecin, Sidibenë, etj, përbën problem për ju?

Ajo është një armë plus gjithmonë. Në dhjetor ishte ndryshe, tani është ndryshe. Hasani nuk është akoma në 100 %. Do të shikojmë nga java tjetër se cila do të jetë gjendja dhe çfarë mundësish do ketë. Çdo lojtar që është pjesë e ekipit është shumë i rëndësishëm, si brenda fushës apo dhe jashtë saj.

egbo

Me Bruno Ditën do të kishit qenë më të kompletuar?

Një lojtar plus është gjithmonë i mirë për ekipin, kështu që ne flasim për ata që kemi, jo për ata që nuk i kemi. Në qoftë se do ta kishim dhe Ditën, do flisnim për atë. Do të vazhdojmë me lojtarët që kemi. Besoj se jemi në rregull deri diku.

2 barazime në 2 ndeshjet e fundit ndaj Teutës. Sfidën e fundit barazuat në minutën e 95-të… Si mund të çahet  kjo skuadër?

Nuk mund ta shpjegoj këtu strategjinë e ekipit për ndeshjen e nesërme. Nesër do të tentojmë me të gjithë mundësitë tona për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

Çfarë prisni nga tifozët?

Kanë qenë gjithmonë lojtari i 12 i ekipit, shpresojmë të vazhdojnë ashtu siç kanë qenë. Ne do t’iu japim kënaqësi, duke fituar ndeshjen. Shpresoj që ata do të jenë gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin.

Related posts

“ËSHTË KAMPIONI YNË, DO TË FLASIM…”/ Zhang sqaron situatën Icardi dhe bën një premtim

F.autor

Reus rikthehet pas dy vitesh/ Dua të jem protagonist me “pacerat”

Sadik.Autor

SUPER ICARDI/ INTERI fiton me lehtësi ndaj LAZIOS dhe konfirmohet ekipi ANTI JUVENTUS

Isa.Autor

Leave a Comment