Futboll Seria A Sport

“SFIDË E VËSHTIRË KUNDËR LAZIOS”/ Conte: Jo më kot ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë…

Pas fitores bombastike në derbin kundër Milanit dhe humbjes në Kupën e Italisë kundër Napolit, një tjetër sfidë e madhe e pret Interin. Zikaltrit do të sfidojnë Lazio; një duel themelor në luftën për titull, e cila mund të përfaqësojë distancimin e Interit, ose parakalimin e tij nga bardhekaltrit. Nesër do të jetë një ndeshje e shkallës së lartë të vështirësisë. Lazio është një realitet i konsoliduar në kampionatin italian. Ata fituan Kupën e Italisë vitin e kaluar dhe këtë vit bënë të vetën Superkupën e Italisë. Bardhekaltrit janë rritur shumë, duke mbajtur gjithmonë lojtarët më të fortë dhe në rritje”, – tha Conte në konferencë për shtyp.

Më tej vazhdoi: Eriksen po punon me ne, me siguri po e kupton gjithnjë e më shumë se çfarë situatash duam prej tij. Siç e thashë që nga fillimi, kam bërë diçka, që nuk e kisha aplikuar kurrë në karrierën time, e aktivizova atë menjëherë sa erdhi nga Tottenham. Tani do ta shihni nga fillimi në ndeshjet e radhës, kur ta konsideroj të përshtatshme. Me Milanin dhe Napolin kemi luajtur dy ndeshje krejtësisht të ndryshme. Kundër kuqezinjve loja ishte e hapur, tjetra ishte ndryshe. Napoletanët zbatuan një strategji mbrojtëse, duke marrë një rezultat shumë të mirë. Kemi pasur mundësi për të shënuar, por finalizimi nga ana jonë nuk ishte më e mira.

Lautaro në Spanjë? Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka pjekurinë e duhur për të kuptuar se thashethemet e tregut kanë shumë pak rëndësi. Unë shoh që flitet shpesh tashmë për merkaton e Interit, për blerjet dhe largimet e ardhshme. Arbitrimi? Sigurisht që ka vështirësi në uniformitetin e gjykimit. Ka pasur situata, që kanë lënë ndonjë hutim. Duhet të kemi vullnet dhe dëshirë të besojmë se ekziston gjithmonë mirëbesimi në të gjitha situatat”.

Related posts

Ancelotti nuk dorëzohet për Benzema, operacioni jo i pamundur (FOTO)

Isa.Autor

Lajme të këqija për Atleticon/ Sulmuesi dëmtohet rëndë në gju dhe humb…

Isa.Autor

Klubet e Premier League në luftë për talentin 30 milionësh të Nice

Isa.Autor

Leave a Comment