Futboll La Liga Sport

SKANDAL TEK BARCELONA/ Presidenti bashkëpunon me një kompani për prishjen e imazhit të kundërshtarëve dhe lojtarëve

Me një kompani që përdor llogaritë në rrjetet sociale për të njollosur imazhin e disa kundërshtarëve brenda në klub, është duke bashkëpunuar presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.

Siç zbulon “Cadena Ser”, Bartomeu kishte nënshkruar me kompaninë I3 Ventus, e cila ka disa faqe në rrjetet sociale. Kjo kompani kishte si detyrë, përmes komenteve dhe postimeve, që të njolloste imazhin e kundërshtarëve të Bartomeut në klub, por edhe të ish-lojtarëve si Pujol apo Ksavi.

Paralelisht flitet që kjo kompani është marrë dhe me politikën, por as Lionel Mesi nuk i ka shpëtuar “kthetrave” të kësaj kompanie.

Klubit tashmë i lind detyra që të japë shpjegime të menjëhershme për hijet e këtij skandali, që është bërë publik.

Related posts

Katastrofë për Barcelonën, Pique lëndohet dhe mungon një muaj

Q.Autor

Ajeti ndryshon kampionat, afër klubit “të mallkuar” të shqiptarëve

Sadik.Autor

“KEMI PËSUAR SHUMË NGA PENALLTITË”/ Flet Sarri: Kundër Genoas do të jetë një ndeshje…

Delo.autor

Leave a Comment