Futboll Seria A Sport

SKANDALI SEKSUAL I BALOTELLIT/ Vajza 18-vjeçare i kërkoi 100 mijë euro, Prokuroria merr vendimin

Mario Baloteli ka dalë i pafajshëm nga një histori shumë e shëmtuar, e zgjidhur në mënyrën e duhur nga Prokuroria e Viçencës. Një vajzë 18-vjeçare është akuzuar dhe pritet të dënohet, pasi tentoi që të shantazhonte sulmuesin e Breshas, pasi sipas versionit të saj, vajza ka pasur një marrëdhënie me “Super-Marion”, disa kohë më parë, kur ajo ishte ende minorene.

Historia në fjalë, me hetimin që është mbyllur ditën e djeshme, i takon periudhës kur Baloteli luante te Nisa, në Francë, por vajza, e cila fillimisht i kishte siguruar se ishte mazhorene dhe më pas ofroi versionin e kundërt, i kishte kërkuar 100 mijë euro për të mos e denoncuar për dhunë seksuale. Lojtari kishte bërë kallëzim për ngjarjen në polici dhe dje doli i pafajshëm.

Related posts

SERIE A/ Gattuso: Duhet të kthehemi me çdo kusht në Champions…

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR MILAN/ Ibrahimovic pëson dëmtim dhe rrezikon ndalesë të gjatë

Delo.autor

Zbulohen formacionet: Kukësi – Skënderbeu (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment