Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-BYLIS/ Trajneri Daja me shumë ndyshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 14:00, sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Korçarët e Ilir Dajës, vijnë në këtë përballje pas disfatës në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët, barazuan në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Nuk mungojnë surprizat në formacion. Ndryshime të shumta te Skënderbeu. Trajneri Daja ka rikthyer në mesfushë Bruno Ditën, ndërkohë që Pëllumbi dhe Pollozhani formojnë dyshen e qendrës. Surpriza edhe në sulm. U mendua se do të ishte Gripshi në majën e repartit ofensiv, por tekniku i skuadrës korçare i ka besuar talentit shkodran Belajdi Pushi.

Edhe te Bylisi ka ndryshime. Braziliani Vicente është titullar dhe Ntephe është zhvendosur në treshen e mesit të fushës. Fabian Munoz gjithashtu e nis nga fillimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Dita, Taipi, Elezi, Bregu, Gripshi, Pusi. Trajner: Ilir Daja.

BYLISI: Hidi, Vicente, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Murataj, Munoz, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

Related posts

Levante shokon Barcelonën, shuhet ëndrra për rekord (VIDEO)

Sadik.Autor

TREGON ATMOSFERËN TEK KOMBËTARJA/ Flet Migjen Basha: Ndihemi më të lirshëm me Rejën, por nuk…

Delo.autor

FORMULA 1/ Penalizohet me dhjetë vende Hamilton në garën e Turqisë, Verstappen shans të artë për të rimarrë kreun

Delo.autor

Leave a Comment