Futboll Sport

EFEKTI DOMINO/ Lionel Messi fut në ankth gjithë Europën. Largimi nga Barça mund të sjellë “tërmet”

Bota e futbollit është duke përballuar ashtu si të mundet krizën ekonomike që i ka mbërthyer të gjitha klubet për shkak të pandemisë. Merkatoja e janarit u mbyll pa shumë bujë, ndërsa ajo e verës pritet më e nxehtë. Ndoshta COVID-19 do t’i largojë kthetrat nga futbolli, por edhe sepse priten lëvizje të rëndësishme që mund të shkaktojnë “tërmet” dhe efekt domino në të gjithë Europën. Në realitet, aktorët e futbollit janë të ndikuar nga ai që konsiderohet më i miri i historisë: Lionel Mesi.

Nëse argjentinasi vendos që të braktisë Barcelonën në fundin e këtij sezoni, atëherë do të ketë një efekt domino në shumë skuadra të mëdha në Europë. Çdo ditë që kalon, duket sikur çon drejt fundit të ciklit të Leos me katalanasit. Publikimi i kontratës nga gazeta “Mundo” ka tronditur botën e futbollit, por ka rebeluar Lionel Mesin pse duhet të dilnin në dritë milionat që ai përfitoi nga rinovimi i kontratës me Barcelonën në vitin 2017. Një lëvizje e tillë mund të shërbejë për të marrë vendimin përfundimtar për largimin nga Spanja.

EFEKTI DOMINO – Dhe nëse Mesi vendos të largohet? Gjithçka lidhet me një transferim të mundshëm të tijin në Paris ose në Mançester. Klubi nga Katari përmes Leonardos është pozicionuar më qartë. Por, për Parisin nuk është e lehtë që të paguajë kontratën e Mesit dhe duhet të detyrohen që të largojnë Mbapenë. Rinovimi i këtij të fundit është në ajër dhe kjo gjë tashmë kuptohet më lehtësisht. PSG-ja e di që në këtë verë ka dy opsione: Të rinovojë me sulmuesin, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2022 ose ta shesë. Nëse hapet dera për Mesin, atëherë dyshimet shtohen.

MADRIDI – I prekuri i radhës nga kjo lëvizje do të jetë Reali, i cili këtë herë nuk do që ta humbasë shansin për të transferuar Mbapenë, ashtu siç ndodhi në kohën kur ai luante me Monakon. Që Mesi të shkojë te PSG-ja, është diçka që u intereson madrilenëve. Jo vetëm që nga kampionati po largohet një rival tmerrësisht i frikshëm, por do ta ketë më të lehtë që të flasë me Al Khelaifin, i cili është i detyruar që të ulë vlerën e rrogave. “Fair Play” financiar e pengon ekipin francez që të përballojë rrogat e Nejmarit, i cili do të rinovojë me 37 milionë euro, Mesit (i cili do të jetë më i paguari në botë) dhe Mbapesë, i cili do të kërkojë gjithashtu rritje rroge (aktualisht e ka 22 milionë). Efekti Mesi do t’i hapte rrugën transferimit të Mbapesë te Reali i Madridit, por jo vetëm.

mbape 1

Vinicius mund të largohet për të siguruar të ardhura të vlefshme për blerjen e Mbapesë. Por, nëse madrilenët nuk do t’ia dalin të gjejnë “fonde” të mjaftueshme për transferimin e yllit francez, nuk ka dyshime që Liverpuli e ka mundësinë. Klop e do lojtarin, por kalimi i tij te kampionët e Anglisë do të prishte treshen e sulmit. Në Francë janë të sigurt që Liverpuli është gati që të shesë Salahun për t’i bërë vend Mbapesë.

DESTINACIONI SITI – Nëse Leo do të bashkohet me Guardiolën, Barcelona do të ketë më shumë motive për të transferuar Agueron, një lojtar i cili do të transferohet me kosto zero. Ende nuk ka rinovuar. Por, edhe Siti e di që nuk është e lehtë për të përballuar ekonomikisht Mesin. Duhet një projekt që shkon përtej Anglisë, ku mund të luajë në MLS pasi të qëndrojë disa vite në Mançester.

Related posts

JO VETËM FABREGAS/ Leonardo ka gati edhe opsionin “B”, NIS KONTAKTET me BARÇËN për SUAREZ 

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Moto GP në kaos, edhe gara e Amerikës drejt anullimit

Delo.autor

MES RINOVIMIT DHE KRISJES/ Bayern presion Lewandowskit: Rinovo tani ose largohesh në…

Delo.autor

Leave a Comment