Futboll La Liga Sport

SPEKTAKËL NË “CAMP NOU”/ “Katalanasit” mposhtin Eibar me “Manita” dhe ngjiten në krye

Mjafton që Messi të jetë në ditën më të mirë dhe Barcelona mund të mposhtë me lehtësi çdo ekip. Argjentinasi është një fenomen i lindur dhe arriti të realizojë 4 gola në fitoren 5-0 të skuadrës së tij ndaj Eibarit në Camp Nou.

Më i miri i botës e hapi serinë e golave që në minutën e 14′. Ai mori me radhë 5 lojtarë të Eibarit dhe realizoi mjaft bukur. Brenda pjesës së parë kompletoi dhe hat-trickun personal, pasi në të 37′ nuk gaboi pas një pasimi të Vidalit.

Goli i tretë ishte i çuditshëm, pasi argjentinasi pasoi për Griezmann, donte t’i jepte mundësinë për të shënuar, por francezi gaboi dhe topi i kthyer nuk u gabua nga Messi. Barcelona vazhdoi me ritëm të lartë dhe në pjesën e dytë.

Camp Nou pa dhe debutimin e sulmuesit të ri Martin Braithwaite. Ky i fundit asistoi për argjentinasin në golin e katërt të tij, ndërsa në fund pati vend dhe për një gol fantastik nga Arthur. Mesfushori i vuri kapak ndeshjes me 5-0. Barcelona parakalon Realin në vendin e parë në kampionat me dy pikë më tepër, në pritje të ndeshjes së “Los Blancos”.

Related posts

SKANDALI TEK BARCELONA/ Guardiola: Është një situatë e pakëndshme, shpresoj që të mbarojë mirë. Bartomeu është…

Delo.autor

DUEL NË MERKATON E JANARIT/ Milani në garë me Liverpool, kërkohet talenti 20-vjeçar…

Delo.autor

KAMPIONI I F1/ Konfirmohet lidhja! Lewis Hamilton kënaq reperen tre herë në natë

Isa.Autor

Leave a Comment