Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Nga Romelu Lukaku tek Ronaldo, titulli kalon edhe nga “bomberët”

Seria A është gjithmonë një “vals” tresh mes Juventusit, Interit dhe Lacios. Ndërkohë, mbetet edhe një duel deri në golin e fundit mes Ronaldos, Lukakut dhe Imobiles.

Përpara të gjithëve reziston me soliditet laciali, në kuotën e 25 golave dhe me një mesatare që e shtyn qetësisht të thyejë rekordin e Gonzalo Higuainit (36, në edicionin 2015-’16); e ndjek portugezi, i ngjitur në kuotën 19, ndërsa pas tyre qëndron belgu i zikaltërve: 16 gola, nga të cilët 12 në transfertë.

RONALDO BËN HISTORINË – Golat ishin pikërisht ata që prisnin tifozët bardhezinj kur CR7 zbarkoi në Torino, por ai po shkon përtej çdo pritshmërie. Pas një nëntori disi të zbehtë Kristiano është zhbllokuar dhe nuk është ndalur më, duke gjetur golin për 9 javë radhazi. Portugezi ka arritur kuotën 40 realizime në 50 prezenca në Serinë A (plus 10 asiste) dhe 50 në 70 ndeshje në total mes kampionatit dhe kupave.

 IMOBILE DREJT “KËPUCËS SË ARTË” – Çiro është që tani në kuotën 50 pikë në klasifikimin special të golashënuesve europianë. Levandovski dhe Verner e ndjekin në distancë dhe bomberi bardhekaltër duket gati të rikthejë trofeun prestigjioz në Itali: i fundit që ia ka dalë është Françesko Toti në sezonin 2006- ’07. Shifrat e tij janë të kohëve të tjera: ishin më shumë se 60 vite që një lojtar nuk shënonte 25 herë në 21 javë. Rekordi historik i golave të një sezoni, i Higuainit, duket pranë thyerjes.

LUKAKU, MBRET I TRANSFERTAVE – Interi është ende i pamposhtur në transfertë, ashtu si vetëm Liverpuli mes 5 ligave kryesore europiane. Meritë edhe e Romelut, që ka realizuar 12 nga 16 golat larg “San Siro”-s. Askush si ai në Europë. Secili ka rekordet e tij, pra. Cili do të jetë më efikasi për të udhëhequr skuadrën drejt titullit, vetëm koha do e tregojë.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Salah gjen hajdutin që i vodhi shtëpinë dhe bën veprimin e pabesueshëm

Delo.autor

RIKTHEHET BARCELONA! “Shkaterron” Realin në “Bernabeu”, goleadë dhe spektakël

F.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Gabigol realizon një euro gol në kampionatin brazilian, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment