Futboll Sport

SULMON HAPUR “FIFA”-n/ Raiola: Është si mafia. Nëse flet keq për të, je i vdekur!

Mino Raiola ka një cilësi: posa të thotë diçka, fjalët e tij bëjnë menjëherë xhiron e botës. Nuk bën përjashtim as kësaj radhe, me deklaratat që bën menaxheri i fuqishëm për portalin holandez “Sportmagazine”. Ndër temat kryesore për të cilat foli, patjetër ishte merkatoja e futbollistëve: Unë nuk dua të jem arrogant, por mendoj se e kam shpikur një mënyrë të të bërit merkato në futboll. Ky proces është bërë shfaqje, argëtim, një industri. Ashtu si në teatër: në janar perdja ngrihet dhe fillon muzika. Pas skenave, megjithatë, protagonistët janë ushtruar me muaj të tërë”.

Po cili është hiti i dimrit i transferimeve të Mino Raiola? Patjetër, marrëveshja me Borussia Dortmund për Erling-Braut Haaland, xhevahirin e fundit të futbollit europian: “Unë kam punuar me të për rreth një vit, babai i tij është i përfshirë ngushtë. Kam dëgjuar shumë klube, kam parë numrat dhe kam negociuar. Dhe kjo gjë i lejoi Erling të zgjidhte me mençuri”. Pika e zezë e karrierës së Raiola është pezullimi 1-vjeçar nga FIFA, dënim që u reduktua më tej në tre muaj, vitin e kaluar. Një vendim, që menaxheri nuk e ka kapërdirë ende: “FIFA është si mafia, nëse flet keq për të, je i vdekur. Ju mund të bëni dy gjëra: ose të luftoni kundër FIFA-s, dhe kjo është ajo që kam bërë për vite, me sukses të vogël, ose të krijoni një sistem të ri. Kjo është koha për të një revolucion”.

Pas kthimit te klientët e tij, në ekipin luksoz të Raiola qëndrojnë dy kampionë të tjerë: Paul Pogba dhe Matthijs de Ligt, e kaluara dhe e tashmja e Juventusit. Lojtarë, që agjenti i krahason… me dy piktorë: “Pogba është një Basquiat, një artist disi rebelues i artit ekspresiv. De Ligt është një Rembrandt dhe e ka treguar këtë në ndeshjet e fundit. Ai po bëhet “Ronda natën” (një pikturë e këtij artisti), por e shoh të rritet. Po përjeton një kulturë tjetër, sepse ishte mësuar vetëm me atë të Ajax”.

Related posts

ASKUSH SI RODRIGO/ Talenti i Real Madrid hyn në histori me rekordin e tij

Delo.autor

Humbje e madhe për Barcelonën, ja kush do t’i mungojë në Champions League kundër Chelseat

Q.Autor

SHQIPËRI-HUNGARI/ Vata: Kjo është ndeshja vendimtare për “Kuqezinjtë”. Ja e vërteta me Kumbullën…

Delo.autor

Leave a Comment