Futboll Seria A Sport

SURPRIZON BUFFON: Pas ika nga Juvja mund të luaja për këtë klub të madh ITALIAN

Javën e ardhshme, portieri i njohur italian Gigi Buffon do të rikthehet titullar me skuadrën e PSG-së në Champions League, në ndeshjen që kampionët e Francës do të luajnë ndaj Napolit, në stadiumin “San Paolo”. Ish-portieri juventin, duke folur për mediat për këtë rikthim, rrëfen një të fshehtë të merkatos së verës. “Pasi vendosa të largohem nga Juventusi më ka kërkuar edhe skuadra e Napolit. Sot mund të isha aty dhe të luaja për Ancelottin”, thotë Buffon.

“Po, është e vërtetë që Napoli më ka kërkuar por nuk e mora në konsideratë këtë kërkesë për shumë arsye. Nëse do të vazhdoja në Itali do të zgjidhja ndoshta Parmën, ku nisa karrierën si profesionist. Ose Genoa, pasi kur isha fëmijë ishte ekipi për të cilin bëja tifo. Apo Lazio, pasi aty tifozët gjithnjë më kanë trajtuar mirë. Por mendova se zgjedhja më e mirë do të ishte të luaja jashtë Italisë, ndaj vendosa të luaj me PSG”, u shpreh Gigi Buffon.

Related posts

Ozil shënon golin e parë ndaj Austrisë (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Ramadani: Kishim raste, por nuk shënuam. Ja si mund të marrë pikë Egnatia

Delo.autor

AS RONALDO E AS BERNARDESCHI/ Capello zgjedh: Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte…

Delo.autor

Leave a Comment