Futboll Premier League Sport

“TIFOZËT E INTERIT, TË JASHTËZAKONSHËM”/ Mbrojtësi Young: Futbollin e kam nisur si sulmues…

Ashley Young dha një intervistë ditën e ndeshjes mes Interit dhe Ludogorets. Mbrojtësi anglez foli mbi pasionin e tij për futbollin dhe më shumë.

PASIONI – “Që fëmijë kam pasur ambicien për t’u bërë një futbollist profesionist. Kur isha 10 vjeç, këshilltari i shkollës sime më pyeti se çfarë doja të bëhesha, i thashë: do të luaj futboll. Ai më pyeti nëse kisha një plan B, ndërsa përgjigjja ishte “jo”. Në atë moment u largova nga dhoma e këshillimit. Atë person e pashë para disa vitesh dhe i thashë: të pata thënë se do të bëhesha futbollist profesionist. Për këtë ëndërr dhashë gjithçka dhe tani e kam përmbushur”.

WATFORD – “Te Watford, kur isha 16 vjeç, më thanë se nuk isha mjaft i gjatë, se isha shumë i ri. Për pasojë, në vend që të më ofronin bursë për dy vite, më morën përsipër me kohë të pjesshme: Unë shkova në shkollë dhe pastaj stërvitesha dy herë në javë me djemtë që ishin aty, me kohë të plotë. Nuk ishte e lehtë, shkova atje që 10 vjeç, por doja t’u tregoja të gjithëve se kishin gabuar”.

ROLI – “Në karrierën time kam ditur si të ndryshoj dhe ta rikrijoj veten disa herë. E fillova si sulmues, vazhdova si anësor dhe në fund e gjeta veten mbrojtës i plotë. Ky ndryshim pozicionesh ndoshta lidhet me trajnerët e mi, që kuptuan se mund të bëja role të ndryshme në fushë. Natyrisht, për ta bërë këtë, keni nevojë për inteligjencë futbolli dhe aftësi fizike”.

SERIE A – “Unë kam parë gjithmonë ndeshje të kampionatit italian, që kur isha fëmijë. Gjithmonë më ka intriguer ky kampionat. E pyesja veten nëse një ditë do të kisha mundësinë të luaja dhe tani jam këtu”.

INTER – “Të jetosh në këtë klub ditë pas dite është fantastike. Shpresa ime është të kontribuoj në suksesin e tij. Unë mendoj për lojtarët që e veshën këtë fanellë dhe trofetë që ky klub ka fituar. Do të dëshiroja të isha pjesë e kësaj historie të shkëlqyeshme. Pasi kam luajtur 14 vite në Premier League, sjell përvojën time këtu. Kampionati italian është më taktik, por trajneri dhe stafi më kanë ndihmuar shumë për t’u integruar. Pastaj, tifozët janë të jashtëzakonshëm. Në derbin e Milanos na kanë përkrahur që nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ishte diçka e paharrueshme. Ince? Mbaj mend se kur mbërriti tek Interi, tifozët e donin shumë. Pasioni që tregoi në fushë dhe dëshira e tij për të fituar ishin të jashtëzakonshme”.

Related posts

REAL MADRID-CELTA VIGO/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Isco

Delo.autor

Tensioni me Rusinë/ Kroacia shkarkon trajnerin 1 ditë para gjysmëfinales

Isa.Autor

“ËSHTË I QETË DHE…”/ Wanda Nara zbulon të ardhmen e Mauro Icardit

Delo.autor

Leave a Comment