Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË NË “ALLIANZ STADIUM”/ Dyshja Ronaldo-De Ligt mposht Fiorentinën dhe qëndrojnë në krye

Juventusi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-0, duke u rikthyer te fitorja në Serinë A, pas humbjes me Napolin javën e kaluar.

Protagonist absolut në përballjen e sotme ishte padyshim ylli portugez, Kristiano Ronaldi, i cili realizoi dopietë nga pika e bardhë e penalltisë, duke u ngjitur në kuotën e 19 golave, 4 më pak se Çiro Imobile i Lacios.

CR7 hapi serinë e golave në minutën e 40-të, duke dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në minutën e 80-të ka ardhur edhe dyfishimi i rezultatit po nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë që për të vulosur sfidën mendoi mbrojtësi De Ligt, i cili në minutën e 91-të, shënoi golin e tretë me kokë, pas një harkimi nga këndi.

Me fitoren e sotme Juventusi u ngjit në kuotën e 54 pikëve, 6 më shumë se Interi që do të përballet në mbrëmje me Udinezen në transfertë. Sfidën e radhës bardhezinjtë do e luajnë ndaj Veronës së Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit.

Related posts

Lucas Biglia synoj rikthimin në Kupën e Italisë, kundër Juves

Sadik.Autor

“MARTESË” E LUMTUR/ Laporta i ofroi kontratë të re, reagon Xavi

F.autor

SHTOHEN EMOCIONET PËR DERBIN E KRYEQYTETIT/ Mesfushori Mala beson: Tifozët i duam në stadium, shpresoj që t’i…

Delo.autor

Leave a Comment