Futboll Sport

U DËMTUA GJATË DERBIT NË “AIR ALBANIA”/ Mesfushori Kale nxori shpatullën dy herë, rrezikon të mungojë…

Elton Kale u zëvendësua dje për shkak të një dëmtimi dhe në fund të ndeshjes është parë me një dorë të lidhur dhe të fashuar. “Panorama Sport” ka mësuar se mesfushori kryeqytetas ka pësuar dje një dëmtim të dyfishtë.

Në momentin e fitimit të penalltisë përballë Telushit, futbollisti bardheblu ka pësuar një nxjerrje të shpatullës. Dëmtim me të cilin ka vijuar që të jetë në fushë dhe herë pas here është parë edhe vizualisht që ai ta shprehë dhimbjen që ndiente në shpatull.

Si të mos mjaftonte vetëm ai, në minutën e 55-të, ai është përplasur dhe në këtë moment ka pësuar sërish një nxjerrje të shpatullës. Dëmtim i dyfishtë që mund të kërkojë disa ditë pushim. Të paktën, Kale humbet përballjen e radhës ndaj Flamurtarit në transfertë dhe në fundjavë kundër Laçit.

Related posts

Çudit gazeta e famshme britanike, ja ç’duhet të bëjë Cristiano Ronaldo kur të vdesë

Sadik.Autor

GJESTI ME SHISHEN E BIRRËS/ Pogba fiton luftën e tij me UEFA-n. Organizatorët e “Euro 2020” marrin vendimin e fortë

Delo.autor

REVOLUCIONI/ Kombinimi i frikshëm tek Spanja, ish-trajneri i Barçës me lojtarë të Realit

Isa.Autor

Leave a Comment