Bundesliga Futboll Sport

“KORONAVIRUSI”/ Lojtarëve “bavarezë” u ndalohen autografet, ja arsyeja

Teksa në Itali, Seria A, është duke u lujtur pothuajse me dyer të mbyllura për shkak të virusit që ka tmerruar mijëra njerëz, në Gjermani kanë nisur të marrin masat e para. Kështu Bajerni, i cili do të luajë sot në Hofenhaim, ka marrë disa masa paraprake për të shmangur infeksione të mundshme.

Lojtarët nuk do të lejohen që para dhe pas ndeshjes të japin autografe apo të takojnë tifozët. Gjithashtu nuk do të lejohen as fotografitë, pasi siç dihet, virusi mund të merret edhe me anë të rrugëve të frymëmarrjes. Në Bundesligë situata është ndryshe pasi deri tani epidemia, ende nuk është përhapur në të gjithë vendin.

Edhe pse ditën e djeshme kishte dyshime se në zonën e Hamburgut, ishin prekur dy persona. Të gjitha ndeshjet e javës së 25-të do të luhen në prani të tifozëve, si në Bundesligën e parë, edhe në atë të dytë.

Related posts

Valverde befason me deklaratën interesante për gjyqtarin e El Clasicos

Sadik.Autor

“MBRETI I GAFAVE”/ LIVERPOOLI e largoi nga skuadra, KARIUS gabon edhe në…(VIDEO)

Isa.Autor

HABIT MARADONA/ Argjentinasi “SHPËRFILL” Ramosin dhe tregon se kush është më i miri

Sadik.Autor

Leave a Comment