Futboll Seria A Sport

U PËRFOL SI OPERACION “MBULIMI”/ Ja si Ibrahimovic ka ndryshuar Milanin, drejtuesit tani mendojnë…

Transferimi  i Zlatan Ibrahimovic te Milani u përfol si një operacion “mbulimi” për problemet e vërteta apo për t’i kthyer entuziazmin tifozerisë që gjithmonë e më shumë po zhytej në pesimizëm dhe fatalitet… Por, deri tani, jo vetëm që ka ushqyer me entuziazëm, eufori dhe optimizëm, por ka ndryshuar drastikisht Milanin e Stefano Piolit.

Me ardhjen e suedezit, duket sikur nisi një kampionat i ri për kuqezinjtë, si në paraqitje, ashtu edhe në rezultate. E vërtetë se Zlatan nuk ka shkopin magjik për të ndryshuar sezonin vertikalisht, por ka ndikuar sidomos në rritjen e disa elementëve që më parë kishin humbur nga radari: Calhanoglu, Castillejo dhe Rebic. Rasti i kroatit është më i bujshmi: ish-sulmuesi i Frankfurt në 6 muajt e parë të sezonit e shihte fushën me pikatore, ndërsa tani është titullar i padiskutueshëm dhe i dyti në Itali në vitin 2020 sa i përket mesatares së golave për minutazhin në fushë. i pari, për ta theksuar, është Cristiano Ronaldo!

Bennacer gjithashtu është bërë truri i ekipit dhe ka marë në dorë frerët e gjithçkaje. i palodhur në fushë, me grintë, dinamizëm. Edhe Conti është përmirësuar edhe pse shumë pak. Castillejo pas largimit të Susos ka gjetur dimensionin e tij, ndërsa Calhanoglu në rolin e ri po bën çudira. Theo Hernandez vazhdon në nivelet që dihet.

Një tjetër dorë ka dhënë edhe Simon Kjaer, danezi me përvojë që me shumë gjasa do të blihet nga Milani në fund të sezonit (flitet për 2.5 mln euro vlerë kartoni). Por, drejtuesit tani do të fokusohen te Ibrahimovic dhe te rinovimi i kontratës së tij!

Vetë Maldini tha se ekziston klauzola që nëse Milani shkon në Champions, kontrata e Ibrahimovic rinovohet automatikisht edhe për një sezon. Por, duke qenë se vendi i katërt është shumë larg për momentin, palët do të ulen të bisedojnë për mundësinë që raporti me suedezin të vazhdojë. Ibrahimovic ka sjellë përvojë, mentalitet dhe sidomos lidership, cilësi që mungonin te Milani. Tani të gjithë lojtarët e kanë Ibrahimovic si një “rrufepritës” të kritikave, përgjegjësive dhe sidomos një figurë në fushë tek e cila mund të besojnë verbërisht.

Related posts

Nuk kanë fund problemet/ Largohen dy lojtarë të tjerë nga Real MADRID

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Coutinho nuk mund të mbajë numrin 7, ja për cilin është rezervuar

Q.Autor

SUPER GOL NË SUEDI-ANGLI/ Botërori i femrave dhuron spektakël, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment