Futboll Sport

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Neuer: Epoka Low? Ai është një njeri i madh dhe një trajner që…

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Nojer, ishte shumë i zhgënjyer në fund të ndeshjes ndaj Anglisë. Për portierin gjerman kjo humbje ishte më shumë se vetëm një rezultat sportiv, pasi përkon edhe me largimin nga kombëtarja e Gjermanisë së trajnerit Lëv i cili i dha fund aventurës me “Pancerat”.

PËR NDESHJEN – “Kishim shanset tona për të shënuar dhe u munduam që deri në fund të riktheheshim në lojë, por ishte shumë e vështirë. Anglia luajtur në gjysmëfushën tonë dhe ne u munduam që të kundërsulmonim, por nuk ia arritëm të ishim të rrezikshëm. Anglia është një skuadër e mirë dhe me mbështetjen e tifozëve arriti të bënte një ndeshje të madhe. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta pranojmë këtë humbje dhe të shohim përpara”.

PËR ARSYET E ELIMINIMIT – “Na mungoi ai marshimë shumë në fushë. Anglia bëri më shumë në rastet e golit, u duk që e kërkuan më shumë se ne. Kjo, mendoj, ishte dhe pika që bëri diferencën. Në këtë turne luajtëm ndaj skuadrave më të mira, mjafton të shohësh ndeshjen në grupe, përballje që jemi mësuar t’i shohim në faza të tjera të turneut. Kjo na kush toi shumë energji, jo vetëm neve, por edhe skuadrave të tjera. Tani vlejnë shumë pak komentet për ndeshjen, jemi shumë të zhgënjyer pasi mund të kishim bërë më mirë në rastet që patëm gjatë ndeshjes”.

PËR EPOKËN “LËV” – “Pasi përfundoi ndeshja, vështrova menjëherë drejt pankinës për të kërkuar Lëvin. Ishte një ndjesi e trishtë, ajo që më pushtoi kur pashë trajnerin. Ai është një njeri i madh dhe një trajner që ka fituar shumë. Të gjithë që kanë luajtur për të ndihen njëlloj. Kemi shumë kujtime të bukura së bashku. Ai mbylli një epokë të rëndësishme dhe shumë të suksesshme. Më vjen shumë keq që kjo e gjitha u mbyll kështu për të. Meritonte më shumë, ashtu si dhe tifozët tanë të cilët me siguri ndihen njësoj si ne. Është një ditë që do të mbetet gjatë në mendjen tonë, shpresoj që të harrohet sa më shpejt”

Related posts

PRANË SHKARKIMIT/ Katastrofë në “Old Trafford”, tifozët kundër Mourinhos (VIDEO)

Isa.Autor

PRISHEN PLANET E JUVENTUS NË MERKATO/ Lojtari që kishin piketuar të paguanin 26 milionë euro mbyll sezonin!

Delo.autor

ERDHI ME GOMONE DHE MIHAJLOVIC I DHUROI ËNDRRËN/ Historia e veçantë e emigrantit që dënoi Interin

Delo.autor

Leave a Comment