Moto GP Sport

MOTO GP/ Yamaha në vendnumëro, Rossi jep alarmin: Njësoj si një vit më parë

Valentino Rossi ka folur për herë të parë sot pas përfundimit të testeve të para dimërore në Moto GP, të zhvilluara në pistën e Losail, në Katar. Në këto teste, piloti italian i Yamaha u klasifikua në vendin e 12-të.

“Problemi nuk është vendi ku u klasifikova në këto teste, por ritmi që ka motori. Pas disa xhirosh u detyrova të ul shpejtësinë, pasi rendimenti i gomave u ul ndjeshëm. U shfaq i njëjti problem si një vit më parë dhe kjo gjë më shqetëson”, tha Rossi.

“Pilotët e tjerë të Yamaha, asaj zyrtare dhe jo-zyrtare, ishin më të shpejtë se unë, madje mbi të gjitha më konstantë, ndaj duhet të punojmë në këtë drejtim. Kam nevojë që motori të përmirësohet më shumë”, tha Rossi.

Related posts

SHIKUESIT NUK DINË KË TË SHOHIN/ Diletta Leotta “zbukuron” transmetimet e Serisë A (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Flet mesfushori Roshi: Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të…

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ SEVILLAS/ Umtiti i papërmbajtur: Dreqin, tani po luan Dembele

Delo.autor

Leave a Comment