Futboll La Liga Sport

VIJON TË RUAJ KREUN/ Real Madridi fiton në Osasuna me goleadë

Real Madridi do të vazhdojë të jetë në krye të La Ligas edhe për këtë javë pasi që skuadra e Zinedine Zidane ka fituar në El Sadar të Osasunës me rezultat 1-4

Real Madridi nuk ka gabuar sonte në udhëtimin e tyre në Osasuna ku e kanë mposhtur me rezultat 1-4.

Ishte një udhëtim i vështirë ky i Los Blancos e që ju nxorri punë më shumë se është pritur pasi që të parët te goli erdhi Osasuna në minutën e Unai Garcia në minutën e 14.

Real Madridit ju deshën 16 minuta për ta barazuar rezultatin. Këtë ata e arritën me Iscon në minutën e 33-të te ndeshjes.

Për herë të parë Real Madridi do të kalonte në epërsi në minutën e 38 ku Casemiro do të asistonte për Sergio Ramos i cili shënoi golin e tij të radhës me fanellën e këtij ekipi.

Në pjesën e dytë Osasuna sulmoi shumë dhe kishte disa herë mundësi që të shënonte gol, por që i shpërdoruan disa raste të mira për shënim.

Kur nuk shënon, pëson! Ky rregull vlejti sot për skuadrën vendase pasi që ata pësuan gol në minutën e 84-të ku shënoi Lucas Vazquez pas asistimit të Karim Benzemas.

Në minutat shtesë Real Madrid do të shënonte edhe njëherë. Kësaj radhe shënues ishte sulmuesi serb, Luka Jovic.

Me këtë fitore Real Madrid ka 52 pikë pas 23 xhirove, gjashtë më shumë se Barcelona në vendin e dytë me 46 pikë, e të cilët kanë punë sonte me Real Betisin që gjendet në vendin e 13 të La Ligas spanjolle.

Ndërkohë Osasuna zbret në vendin e 12 me 28 pikë.

Related posts

Basha: Kombëtarja më e bukur me Panuccin, ja çfarë i thashë Memushajt për Barin

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Insigne përjetëson Maradonën në trupin e tij, shikoni tatuazhin e kapitenit të Napolit (VIDEO)

Delo.autor

Hearn: Ja sa shanse ka që të zhvillohet super dueli Joshua-Wilder

Sadik.Autor

Leave a Comment